Normalja e Prishtinës ishte dhe mbeti institucioni më i veçantë i brezave të shekullit të kaluar!

Kultura

Normalja e Prishtinës ishte dhe mbeti institucioni më i veçantë i brezave të shekullit të kaluar!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:50
Ismail Muçiqi

Sahere që flitet për Normalen e Prishtinës dhe për kohën e saj tek intelektualet ngjall emocione dhe nostalgji për gjeneratat e arta të cilat dolën nga ky institucion arsimorë edukativ i shkollimit. 

Shkolla Normale e Prishtinës kishte filluar punën në vitit 1941 dhe vazhdojë deri në mbarime të Luftës së Dytë Botërore të vitit 1944. Ky institucion arsimorë punën e vazhdojë prej vitit 1946 deri në vitin 1953 ne Gjakovë. 

Në vitit 1953-54 Shkolla Normale e cila ishte vazhdimësi e Normales të Elbasanit u transferua në Prishtinë duke vazhduar punën deri në vitin shkollor 1973-74. 

Meritojnë të përmenden periudhat dhe momentet historike të fillimit të punës të Normales së Prishtinës e cila ishte vazhdimësi e Shkollës Normale të Elbasanit nga e cila shkollë vazhdojë traditën Normale e Prishtinës. 

Me krenari dhe me shumë emocione e nostalgji i kujtojmë profesorët shumë të respektuar të cilët i vunë bazamentet e dijes të shumë gjeneratave të cilat u shkolluan në këtë institucion dhe diplomuan për profesionin e mësuesit emër ky i cili ishte i shejtë  për kohën. 

Ishte kënaqësi për nxënësit dhe gjeneratat të cilat mësuan u arsimuan dhe edukuan nga emrat e mëdhejë të Profesorëve dhe Pedagogeve të cilët nuk do të harrohen asnjëherë dhe do të mbesin ne monografinë dhe historikun e Shkollës Normale të Prishtinës. 

Pa tjetër duhet përmendur profesorët.. Shefqet Veliu, Beqir Kastrati, Zekrihaj Rexha, Tajar Hatipi, Ahmet Gashi, Ahmet Monxhiu, Pajazit Nushi, Zeqir Bajrami, Sali Nushi, Rexhep Hoxha, Vahide Hoxha e shumë emëra të tjerë të cilët do të mbesin gjatë në kujtesën e shumë gjeneratave të cilat u pajisën me dije dhe u përgatiten për jetë nga kjo plejadë e profesorëve të nderuar.  

Pa tjetër duhet ta kujtojmë me respekt edhe emrin Ernest Koliqi i cili në atë kohë ishte Ministri i Arsimit të Shqipërisë nga viti 1941-44 i cili dha kontribut të madh duke i delegua 400 mësues e profesorë në Kosovë në Maqedoni e në Male të Zi për të hapur shkolla fillore e të mesme në Gjuhën Shqipe. 

Normalja e Prishtinës ngjalli jetën arsimore, kulturore e sportive në gjithë Kosovën. Mësimdhënësit e Normales ishin ajka e intelektualeve arsimorë - pedagogjikë e shkencorë dhe u ba bërthama e Universitetit të Prishtinës i cili u themelue në vitin 1970. 

Deri në vitin 1958 në Shkollën Normale të Prishtinës nuk kishte nxënës të kombësisë Serbe ajo ishte shkollë e pastër kombëtare Shqiptarë, ku flitej mësohej dhe edukohej, këndohej e luhej Shqipe. 

Duhet tu tregojmë gjeneratave të tanishme dhe atyre që vijnë se nxënësit e Normales së Prishtinës ishin në krye të organizimit të protestave dhe demonstratave të para në Kosovë kundër dukurive negative dhe represionit të regjimit Serbë. 

Protesta dhe reagimi ishinë  gjithmonë në momentet e politikës shtypës të kohës prej vitit 1956 kundër aksionit të  " mbledhjes së armeve"  kundër shpërnguljes se Shqiptareve në Turqi, dhe kundër pa barazisë politike dhe kombëtare të Shqipëtareve në Ish Jugosllavi. 

Përshkak të këtyre lëvizjeve patriotike të nxënëseve dhe profesorëve kjo shkollë rrezikohej të mbyllet përgjithëmonë por në saje të guximit burrëror të Fadil Hoxhës kjo tendencë u bllokua dhe jeta vazhdojë. 

Gjatë historikut dhe veprimtarisë arsimore edukative Normalja e Prishtinës i përgatiti dhe u kualifikojë për punë dhe jetë 5 mijë mësues për arsimin Shqipe. 

Kjo ishte ne pika te shkurta nje kronologji e bujshme e kësaj shkolle e cila ka mbet model për lakmi gjatë gjithë periudhës të veprimtarisë arsimore, edukative, gjithëmonë aty duke reflektuar me ndjenjën patriotike për gjuhën dhe atëdheun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat