Si nuk u mplak njëherë kjo rrugë e verdhë

Kultura

Si nuk u mplak njëherë kjo rrugë e verdhë

Nga: Dibran Demaku Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 22:58
Dibran Demaku

Si nuk u mplak njëherë kjo rrugë e verdhë
kjo rrugë e kaft e stërmunduar nga ikjet
gjurmët e gishtrinjëve në pluhur që i squll veç loti
këpucët harruar i kishim në varkë kur u desh të bënim pak sport noti

me diellin e ngarkuar në shpinë dhe hënën
dhe yjet që ranë e u shuan në lotin tonë të kripur
si në ëndrra gjumi lundruar kemi qiellit të paanë
e në tokën e të parëve harruam eshtrat e trimit

si u ndryshk si vuri myk mendja e truri
reliefin shpirtëror vizatuar në rrasë të gurit
në shtatë palë qiell e shtatë palë tokë gjallon veç shpresa
dhe dielli në mes që as nuk bie e as nuk shuhet

ujku hëngër na e ka gjysmën e trupit e ne themi është ëndërr
dasmat i fillojmë e i mbarojmë veç me nuse pa dhëndërr
dhëndurët po na i grinë pamëshirë meridianet dhe paralelet
si dikur në Çanak kala ku nisin e bitisin dardanelet

si nuk mplak njëherë kjo rrugë e verdhë
kjo rrugë e kaft e stërmunduar nga ikjet
gjurmët e gishtërinjëve që i squll veç loti
këpucët harruar i kishim në varkë kur u desh të bënim pak sport noti...

dikur dhe sot

dikur e lexoja vec poezine tende
tash kam filluar te te lexoj edhe ty
nuk di ne eshte ndjenje apo endje
kur germat zvogelohen dhe s'shihen me sy

Ndjenjë e lënduar

dhe nuk e bëre as përpjekjen më të vogël
ndjenjës së lënduar t‘i gjesh një ëndje
gjitjçka në jetë nuk është dushk për gogël
as vrap i gëzuar drejt përqafimit të një ëndrre...

Kur moti kishte teshtimë

gërryer më kanë mishin
deri në rrënjë të ashtit
e gjakun pirë më kanë
me gjuhët prej ujku
lëkurën qepur e kanë
me penj e me arna
në natën e verdhemtë
kur moti kishte teshtimë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat