Deshifrohen fituesit e konkursit letrar në prozë dhe poezi

Kultura

Deshifrohen fituesit e konkursit letrar në prozë dhe poezi

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:49
“Flaka e Janarit’

Tashmë janë deshifruar krijimet e shpërblyera në konkursin letrar anonim të manifestimit “Flaka e Janarit’ sikurse edhe shumica e punimeve që do të merren për botim në revistën Agmia.

Juria profesionale e konkursit, në përbërje Adem Gashi, Linditë Ramushi – Dushku dhe Mehmetali Rexhepi ka bërë këtë zgjedhje:

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë: “Kjo e diel” (shifra “Perla”), e cila doli të jetë e poetes nga Kuçova, Alma Zenellari.

Shpërblimi i dytë poezisë: “Baladë” (shifra “Vetëm 5 minuta”), që doli të jetë e Rozafë Shpuzës nga Shkodra.

Kurse shpërblimi i tretë në poezi i takoi: “Poema e mjerimit” (shifra “Aguliçe”), që gjithashtu doli të jetë e Manjolla Brahajt, Tropojë.

Ndërsa për botim në revistën Agmia, juria ka propozuar këto poezi: “Me fillue ditën me rreze në sy” (pa shifër) me autore Farida Zmijani Ramadani, “Shpirti i poetit” (shifra “Frymëzimi”), “Ftohti” (shifra “Rebelja”), “M’u shndërro në pranverë fluturash” (shifra Malli i Tropojës, “Portret në bronz” (shifra “Ec me kohën”) e autorit Hysen Graiçevci si dhe “Një pikë uji rrëshqiste në krahun e saj” (shifra “Fryma e Hyjit”)

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit: “Ëndrra me peshq” (shifra “Balonat”) , me autor Dionis Prifti, Tiranë.

Shpërblimi i dytë: “Buka e dheut” (shifra “Arusha”), me autor Afrim Demiri, Ferizaj.

Shpërblimi i tretë: “Pallati i sorrave” (Pa shifër), me autor Bajramali Selimin nga Gostivari.

Ndërsa për botim në revistën Agmia, juria i ka propozuar këto tregime: “Nënokja” (shifra “Emigrantja 1993”), “Torzo e gjallë” (shifra “Unë pa UN”) me autor Biser Mehmeti, “Dy artet e jetës” (shifra Filozofia e dashurisë”).

Ndërsa, nga 20 konkurrentët e Orës së madhe letrare, sipas Jurisë profesionale, në përbërje, Anton Nikë Berisha, Flora Brovina dhe Sherafedin Kadriu, poezia më e mirë e Manifestimit "Flaka e Janarit" 2021, u përzgjodh ajo e Prend Buzhalës, me titull "Kodi i një loje", së cilës i takoi edhe Çmimi letrar ‘Pena e Flakës 2021’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat