Jetë sa malet…

Kultura

Jetë sa malet…

Nga: Hajdar Mallaku Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 21:07
Hajdar Mallaku

Le të mërrim jetë nga jeta e maleve

E ta z-gj-a-t-i-m jetën Tuaj

Që të jetosh gjatë bashkë me to.

(Për se mendohen këto male, e di ky popull

Me plis krenar mbi kokë e pushkë të gjatë në sup).

Urime për Ty që perandoritë e vdekura i trazove

Dhe eshtrat e helmuar të dinosaurëve

Ua ngarkove në qerret e theqafjeve;

Për Ty që i more nga guri kronikat e vendlindjes

Dhe me magjepsje e bëre të kamur spektrin e rruzullimit;

Për Ty që nga të gjitha kalatë e atdheut

Ndërtove një kala të vetme, kalanë Shqipëri;

Për Ty që pallatin ku tireshin ëndrrat e pashallarëve të kuq,

(Si bashkat e gjysheve që tireshin në furkat e mërdhezura),

E ngjyrose me ngjyrë gri që një ditë të tretet:

 -Jetën ua  bëre ankth dhe gjumin ua bëre fi;

Për Ty që nga shtatë palë tokë i nxore mitet

Dhe i shprishe për shijen botërore;

Për Ty që Doruntinën e përmalluar e merr për dore,

E nxjerr nga balada dhe në një imazh të ri,

(Hijen e saj ia duan dhe atje)

E  kthen nga Parisi me bekim dhe besë në atdhe;

Për Ty që në supe mban spaleta gjenerali

Dhe ndalesh në stacionin e fundit (Shqipëri)-poezi;

Për Ty, o i madhërishëm, që njërin krah ia qet Skënderbeut

E tjetrin Shën Terezës dhe me këtë pasaportë sublime

Na shetit krenar anekënd botës.

Po, o zoti Kadare. Ka- do- re që na sjellin begati në atdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat