Skënderbeu ynë

Kultura

Skënderbeu ynë

Nga: Fatmir Lohja Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 07:46
Fatmir Lohja

Në prag të fushatës elektorale, për pushtetin qendror, Coli me Lolin dolën për kismet. Menduan variantin A. Për rezervë mbajtën variantin B. Varianti A “ - konstistonte , nga njëqindenjëzetekatër partitë, që do të marrin pjesë në garën elektorale, minimalja , njëri nga te dy ,të renditej në një nga listat e deputetëve.

burra të zgjuar, me humor, e nisën punën nga partitë e mëdha, se kanë hapur portalet online, për të aplikur: ” Për deputetin që duam.” Me ndihmën e fëmijëve, të dhënat i plotësuan me korrektësi matematikore. Të larë, të rruar taze, e nisen punën, duke trokitur te dera partisë në pozitë.

Një zonjushe, simpatike, i priti me turinj varur. I treguan arsyen e ardhjes. Goca, me dembelizëm, hapi portalin. E verifikoi. I lexoi dhe i stërlexoi aplikimet. Të dy mjeshtrat e humorit, kishin bërë aplikacionin korrekt. Dukej se diçka nuk i pëlqente, se tkurrte vetullat herë pas here. Coli me Lolin e ndiqnin me shikim dashamirës, si të ishte vajza e tyre.

Nuk funksionon në këtë mënyrë,- dhe për herë te para goca u zgërdhi me sforcim .- Duhet minimalja , një video, e gjatë tre minuta, ku ju të deklaroni, pse kërkoni të bëheni deputet.

Ne jemi origjinali. Na bëni vidion! Ne gati jemi !-e sqaroi Loli.

Sa të bëhen gati kamerat , lexoni këtë letrën më përpara!- urdhëroi vasha politikane.

Nuk po u besonin syve. Si mund të deklaronin përpara kamarave thëniet:” Me Skënderbeun në krye, do të shkojmë nga fitorja në fitore. Ai përpara e ne pas tij, yxhym …………” Pas leximit i kapi një gaz i marrë.

Bukuroshe mos keni ngatërrua letrën ? - e pyet Loli , sa u afrua vasha me kamer.

Jo, - përgjigjet namuzqarja.

Skënderbeu ka pesëqindepesëdhjetëetrevite që ka ndërruar jetë i ndjeri, - ia kujton Coli.- Ka lufuar kundra turqeve me pallë në dorë.

Turqit, pse e kemi miq, përpara zgjedhjeve do të ndertojnë një spital në Fier,- shtoi Loli.

Turku ,te vendvarrimi i tij, Skënderbeun e shpalli tradhëtarë ndaj turqeve,- nuk iu ndejt pa folur Colit.

Fol njeri, e shto tjetri, u munduan t’i mbushin mendjen gocës , se krahasimin nuk e kanë të gjetur. Se heroi kombëtarë ka jetuar në mesjetë, në kohën e feudalizmit, të karrocave, kuajve,…. Sot në imperializëm , me internetin , raketat kozmike,…. shoqëritë kanë shqetësime krejtë të tjera.

Mjaft! Skënderbeun ynë do ta çojë këtë vend nga fitoria në fitore . Për ke flisni ju, nuk kam asnjë infromacion,- i nderpreu zonjusha me arrogancë.

U munduan Coli me Lolin t’I tregonin vashës se kush është heroi kombëtar, por kot.

Nuk funksionon ndryshe , o pleq të marrokë! Burri i botës sot është ministër , pse bërtet vend ,e pa vend :” Skënderbeun ynë, po na çon nga fitorja, në fitore!?” Ju merreni me përralla, për bëmat e kalorsëve mesjetare!? - i ndërpreu me nervozizëm bukuroshja.

Buzagaz dolën nga selia e partisë. Shkuan te të djathtët. Ata nuk i lanë të hynin brënda në seli, kur e morën vesh, se nuk kishin para në xhepa. I përmenden sloganin :” Të djathtët shpërndajnë në mënyrë të pabarabartë pasurinë, ndërsa të majtët ndajnë varfërinë për të gjithë !”. Sipas tyre, punët pa para i bëjnë komunistët. Veteranët, përpara se t’i rreshtonin në listë, u kërkuan në fillim, të deklaronin se sa ditë do të falnin nga jeta e tyre , komandantit legjendar, ndonëse i ndjeri ka mbi tridhjetëepesë vite, që ka ndërruar jetë. Te nacionalistët ju kërkua të betoheshin për mbretin ,të bindur se ai, edhe i biri, kanë ndërruar jetë me kohë.

Me që variantin A nuk dha asnjë shpresë, u futën te varianti B. Coli me Lolin hapen ankandin e shitjes së votave. Ne mediat sociale vunë këtë lajmërim:” Kush parti paguan më shumë për kokë, e ka të sigurtë jo vetem votat tona, por edhe të miqve tanë të shumtë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat