“Prej një lisi nuk sheh malin”

Kultura

“Prej një lisi nuk sheh malin”

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 08:36
Ruzhdi Peçani

Pranverë e vitit 1972 mua më gjenë si nxënës i vitit të katërt,maturant në Gjimnazin në Lipjan.

Njëra nga ditët e javës,ora shënon 13.30, koha se mësimi do filloj. Futemi në klasë dhe pritnim profesorin Njazi Azizi,profesorin e lëndës së filozofisë. Dhe të gjithë ata që do e lexojnë këtë shkrim, shokët e gjeneratës sime dhe ata që ishin student,në këtë vit dhe më vonë, në Katedrën e filozofisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës,do e kujtojnë me pietet të lartë urtësinë dhe shembëlltyrën e tijë si profesor dhe pedagog që rrezatonte gjithnjë pozitivitet, Ky ishte prof.Dr.Njazi Azizi.

Dhe ora e filosofizë fillon. Profesori sot do na fliste për shkallët e krahasimit. Në vazhdim,si gjithnjë që bënte,do na epte një shembull,më mirë të them një fjalë të urtë popullore duke na tërheq vëmendjën që t'a dëgjojmë dhe kuptojmë,ngase më pas do shtronte pyetjen që ne t'a zbërthenim dhe kjo ishte:

“ Prej një lisi nuk mund t'a shohësh malin”, profesori do e përsërit prap ngadal!

“Prej një lisi, nuk mund t'a shohësh maalin”. Profesori kryqëzon duart dhe pret nga ne!

Po nga ne, të gjithë pak në buzagaz,as që kishim ide se si t'a zbërthenim, ç'don të thotë kjo?

Njëri nga shokët, në heshtje sikur belbëzon,

Athua ku po do me dalë kjo, kujt po ja qet profa këtë mesele?

Pas pak kohe profesori e zbërthen këtë thënje dhe na drejtohet ne

Mirë, nuk është edhe aqë e lehtë, po ua zbërthej.

Po të gjendesh me një grup personash dhe në kontaktin e parë mund të ishe ngatërruar me njërin nga t'a, që do ishte jo mirëpritës, inatçi dhe provokues dhe tipare tjera jot të mira,

ti do largohesh nga ata,por me largimin tënd do marrësh mbresa se të gjithë ata mund të ishin të njëjtë, ctë pa denjë.

Dhe këtu qëndron paragjykimi i gabuar! Nuk mund të jenë që të gjithë të këqinjë,po edhe mund të jenë të mirë apo edhe shumë më të mirë se që do mendoni! Ja këto janë shkallët e krahasimit,kishim: I keq,të mirë dhe shumë të mirë. Profesori do e përsërisë prap thënjen,

“Prej një lisi nuk mund t'a shohësh malin”.

Kështu nxënësit e mi,ai i keçi i pasjellshmi ishte “Lisi” , një lis i vjetër, pa gjethe dhe i shtrebër, nga i cili nuk mund të shiheshin lisa tjerë të drejte, të shëndetshëm me përplot vegjetacion dhe këta do ishin ata që ju mund t'i paragjykonit dhe ata si jo të mirë!

E kuptuat tani?

Dhe ne të gjithë në shenjë pohimi tundëm kokën.

Largohem nga retrospektiva dhe kthehem në të sotmen. Dhe tani meditoj, si do e lidhja thënjen sipër me të sotmën, mundem po me ç'farë? Dhe kam idenë tani! Mendoj se shumë përkon me një Parti politike,po si do ishte? Shumë thjeshtë.

Para syve kemi një parti politike, në të cilën nuk shofim një lidership të denjë,me një lider inatçor,egocentrik,me afinitet bajraktarizmi dhe grupacioni dhe dinak.Dhe këtu, tani fitojmë përshtypjen se i gjithë brumi dhe antarsia janë po të këtij mentaliteti do mendonim edhe arkaik,por jo,nuk qëndron kështu! Përceptim i gabuar do ishte ky!

Në shkencën e fitopatologjisë për drunjët,po nuk pati sukses dendroterapia atëherë trupat e tillë në mal, lejohen dhe doemos priten,në veçanti kur nuk ka tendenca regjenerimi të fotosintezës,po dhe dëmi se përreth tijë nga sporet jo të shëndetshme mbijnë trupa jo të shëndetshëm dhe jo të drejtë me fitopatologji. Po largohet ky trup, me tre apo katër që ka përreth,fillon ripërtrtja e malit nga trupi i atyre të drejt dhe të shëndetshëm dhe fillon rigjenerimi.Tani nga ai mjedis mund të thithet ajër i pastër që të shton imunitetin.

Kështu kjo është një analogji mes malit dhe një grupimi politik. Po heqet trupi i shtrembër dhe i vjetër me disa përreth do shofim shumë trupa të drejte dhe të shëndetshëm. Kështu kur caktojmë takimin,nuk do themi “te lisi vjetër “,po zgjidhinin një list të gjatë e të drejtë dhe gjithë do thonin “takohemi te lisi i madh”.

Përse njerëzit parapëlqejnë lista e drejtë dhe të gjatë,ndoshta se edhe besojnë në anekdotën

“Po jeni i mërzitur dhe doni të largoni stresin, zgjedheni në mal një dru që u pëlqen ,mbështetuni për drurin me shpinë,gjatë tërë gjatësisë së trupit tuaj dhe mbërthejeni me dy duart si një mik më të mirin”.Dhe kjo një analogji,se kur votuesi zgjedh kandidatët, personalitete të rinjsh me dinjitet dhe integritet të denjë që ju u besoni dhe gjeni mbështetje në ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat