Antidrama

Kultura

Antidrama

Nga: Xhelal Zejneli Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:29
Xhelal Zejneli

Antidramaose drama e absurdit është drejtim në krijimtarinë dramatike që u paraqit në Francë në vitet ’50 të shekullit XX. Përfaqësues të dramës së absurdit ishin dramaturgu francez me prejardhje rumune EzhenJonesko(EugéneIonesco, 1912-1994), romancieri dhe dramaturgu irlandez SemjuelBekei(SamuelBeckett, 1906-1989), dramaturgu francez me prejardhje armene ArturAdamov(ArthurAdamov, 1908-1970) dhe poeti, romancieri e dramaturgu francez, i cili prindërit e vet nuk i pa kurrë ZhanZhenet (JeanGenet, 1910-1986).Më vonë drama e absurdit u shtri edhe në vende të tjera.

Krahas termit dramë e absurdit, përdoren edhe termat drama avangarde, antidrama, teatri i ri (në analogji me termin “romani i ri”, metateatër, teatër i protestës.

Drama e absurditka një traditë të afërt dhe të largët. Shembull i dramës së absurdit konsiderohet “Mbreti Yby”(Uburoi, 1888) i dramaturgut, romancierit dhe poetit francez, të kualifikuar si poet dekadentAlfredZhari(AlfredJarry, 1873-1907); drama surrealiste “Gjinjtë e Tiresias”(Lesmamelles de Tirésias, 1917) e poetit francez, i cili Faik Konicën e quajti enciklopedia që ecën, GijomApoliner(GuillaumeApollinaire, emri i vërtetë WilhelmApollinaris de Kostrowitzky, 1880-1918); drama “Viktori ose fëmijët në pushtet” (Victor ou lesEnfantsaupouvoir, 1928) e poetit dhe dramaturgut francez RozheVitrak(RogerVitrac, 1899-1952).

Pasojnë dramat ekspresioniste, futuriste, dadaistedhe surrealiste. Këtu bëjnë pjesë dramat “Në xhunglën e qyteteve” (Im Dickichtder Stade, 1923) dhe “Njeriu është njeri” (MannistMann, 1925) të dramaturgut, poetit dhe tregimtarit gjerman BertoltBreht(BertoltBrecht, 1898-1956).

Shfaqja e dramës “Këngëtarja tullace” (La Cantraticechauve, 1950) të Joneskos, e dramës “Invadimi”(L’Inavasion, 1950) të Adamovit dhe e dramës “Duke pritur Godonë”(EnattendantGodot, 1952, shfaqur më 1953) të Beketit – shënon lindjen e dramës së absurdit si drejtim teatror.

E lindur në klimën e pas luftës, drama e absurdit i ka rrënjët në filozofinë e ekzistencializmit, postulatet thelbësore të së cilës vërehen te shumë dramaturgë: absurditeti i ekzistencës, paqëndrueshmëria e vlerave, mungesa e komunikimit, dykuptimësia e ndjenjave, gjestet e paarsyeshme dhe mekanike, shndërrimi i gjuhës në formula të privuara nga domethënia, tjetërsimi etj. Në dramat e sipërthëna ndjenja e absurdit shprehet njësoj, si në përmbajtjen ashtu edhe në formën e dramës së absurdit, në gjuhën e skenës dhe në gjuhën në përgjithësi.

* * *

EKZISTENCIALIZMI – është drejtim dhe doktrinë filozofike që pati një jehonë të thellë në letërsi dhe në art. Ekzistencializmi modern fillon me shkrimtarin dhe filozofin danez SerenKierkegor(SorenKierkegaard, 1813-1855). Pas tij vijnë: filozofi gjerman MartinHajdeger(MartinHeideger, 1889-1976) dhe filozofi e psikiatri gjermano-zviceran KarlJaspers(1883-1969). Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ekzistencialistë janë: romancieri, filozofi, dramaturgu dhe kritiku francez Zhan-Pol Sartri(Jean-PaulSartre, 1905-1980), filozofi francez i fenomenologjisëMerlo-Ponti (MauriceMerleau-Ponty, 1908-1961) i ndikuar nga themeluesi i fenomenologjisë, filozofi gjerman me prejardhje hebraike, EdmundHuserl(1859-1938)sidhenga MartinHajdegeri.Këtij grupi i takon edheromancieri, eseisti dhe dramaturgu francez AlberKamy (AlbertCamus, 1913-1960).

* * *

ROMANI PSIKOLOGJIK – Ky lloj romani është i përqendruar në botën emocionale dhe në jetën e brendshme të heroit kryesor. Për këtë arsye, shpeshherë shkruhet në vetën e parë(ich-Form) ose në formën epistolare(në formë letrash). Në romanin e tillë veprimi i nënshtrohet përjetimit të brendshëm, motiveve dhe reaksioneve shpirtërore të heronjve kryesorë. Preokupimi me jetën shpirtërore dhe emocionale, historikisht është i ndërlidhur me romaninmoralist të klasës borgjeze.

Të parat romane psikologjike klasike konsiderohen veprat e prozatorit anglez me arsimim modest SemjuelRiçërdson(SamuelRichardson, 1689-1761) “Pamela” (1740) dhe “KlarisaHarlou”(Clarrisa: or The Historyof a YoungLady,1748-49).

Pasojnë: romani “Eloiza e re”(Julie ou La NouvelleHéloïse 1761) i shkrimtarit dhe filozofit francez, pa shkollim sistematik Zhan-ZhakRuso (Jean-JacquesRousseau, 1712-1778); romani “Tristram Shendi”(The LifeandOpinionsofTristramShandy,Gentleman, 1759-67) i romancierit anglez të shkolluar në CambridgeLorensStern(Laurence Sterne, 1713-1768) dhe romani epistolar “Vuajtjet e djaloshit Verter”(DieLeidendesjungenWerthers, 1774) i shkrimtarit gjerman Gëte(JohannWofgangGoethe, 1749-1832).

Në të gjitha këto romane bota e brendshme e heroit kryesor mbizotëron në vepër dhe shprehet në formën në të cilën mbizotëron perspektiva evetës së parë.

Një zhvillim të veçantë në drejtim të depërtimit më të thellë në motivimin e nënvetëdijes dhe në reaksionet e psikës njerëzore, ky roman arrin në shekullin XIX sidomos te romancieri dhe novelisti rus Dostojevski (FjodorMihajloviç Dostojevski, 1821-1881).

Janë tipa dhe lloje të ndryshme të romanit të ri në të cilët psikologjiae irracionales dhe e nënvetëdijes, shpeshherë e ndërlidhur edhe me psikanalizën, paraqet bazën e tematikës dhe të organizimit formal. Kështu lindi romani i përroit të ndërgjegjes dhe romani i ri.

Lindja e këtij romani ndërlidhet me romanin “Ambasadorët”(The Ambassadors, 1903) të romancierit, novelistit dhe kritikut amerikan HenriXhejmz(HenryJames, 1843-1916) në të cilin tërë veprimi është dramatizuar nëpërmjet pikëpamjes unike, d.m.th. është paraqitur përmes ndërgjegjes së heroit kryesor dhe transformimit të kësaj ndërgjegjeje përgjatë rrjedhës së romanit.

Krijues të mëdhenj të shekullit XX si: romancieri francez MarselPrust(Marcel Proust, 1871-1922), poeti dhe prozatori irlandez XhejmzXhojs(Jamesjoyce, 1882-1941), prozatorja dhe eseistja angleze, me arsimim joformal VirxhiniaUlf(VirginiaWoolf, 1882-1941), prozatori amerikan UillijamFokner(WilliamFaulkner, 1897-1962) – me të madhe e kanë përdorur dhe e kanë zhvilluar teknikën e vetës së parë, sidomos monologun e brendshëm, si dhe disa mënyra dhe mjete të tjera të paraqitjes së vetëdijes së njeriut në veprën letrare.

Prosedeun e ri të stilit, d.m.th. përroin e ndërgjegjes dhe monologun e brendshëm e përdori me mjeshtri prozatori dhe poeti irlandez XhejmzXhojsi(JamesJoyce, 1882-1941) nëpërmbledhjen e novelave “Dublinasit” (Dubliners, 1914) si dhe në romanin autobiografik “Portreti i artistit në rini”(A Portraitof the Artist as a Young, Man,1916). Me këto dy vepra Xhojsi ua hapi rrugët prosedeve të reja të stilit: rrjedhja e pandërprerë e mbresave dhe e asociacioneve në vetëdijen e njeriut është temë kryesore e krijimit artistik. Nuk kemi fabul as të dhëna për personazhet apo për ngjarjet. Tanimë nuk synohet paraqitja objektive dhe sa më e plotë e veprimit. Lexuesi i njeh personazhet e veprës drejtpërsëdrejti nga preokupimet e tyre të nënvetëdijshme. Prosedeun e tillë të stilit Xhojsi e përdori në mënyrë të plotë në romanin “Uliksi” (Ulysses, 1922).

Në këtë mes, interpretimetejetës shpirtërore të njeriut sipas psikanalizës së neurologut austriak me prejardhje hebraike SigmundFrojdit(SigmundFreud, 1856-1939), zënë një vend fundamental.

* * *

Këtu bëjnë pesë edhe përfaqësuesit e “ROMANIT TË RI” (NOUVEAU ROMAN). Kjo shkollë e romanit lindi në Francë në vitet ’50 të shekullit XX. Paraqet formën më të rëndësishme të romanit psikologjik evropian më të ri.Përfaqësuesit e “romanit të ri” përdorën teknikën e përroit të ndërgjegjes dhe aktualizuan konceptin kafkianpër njeriun si një qenie e sendërzuar. Duke i lidhur këto elemente me përjetimin vetanak të historisë moderne dhe të njeriut, krijojnë botën e vet artistike të veçantë.

Përfaqësues të “romanit të ri” janë: prozatorja, eseistja dhe dramaturgia franceze me prejardhje ruse NataliSarot(1902-1999), romancieri dhe eseisti francez Alen Rob-Grije (AlainRobbe-Grillet, 1922-2008), romancieri dhe dramaturgu irlandez, kryesisht i shprehjes franceze SemjuelBeket (SamuelBecket, 1906-1989), romancieri, poeti dhe eseisti francez MishelBytor(MichelButor, 1926-2016), prozatorja franceze e lindur dhe e rritur në koloninë franceze afër Sajgonit (Ho-Shi-Minn) MargaretDura (MargueriteDuras, 1914-1996) dhe romancieri francezi i cili studioi në Paris, Oxford dhe CambridgeKlodSimon(ClaudeSimon, 1913-2005). Viti 1953 merret si vit i lindjes së “romanit të ri”,kur u botua “Gomat” (LesGommes, 1953) i Rob-Grijesë. Për këtë roman teoricieni i letërsisë, filozofi, kritiku dhe semiotiku francez Rolan Bart (RolandBarthes, 1915-1980) shkroi me entuziazëm në revistën Critiquetë Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat