Brooklyn New York 2015 / U promovua libri “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”

Kultura

Brooklyn New York 2015 / U promovua libri “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”

Nga: Beqir SINA Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

BENSONHURST BROOKLYN NY : Në një ceremoni të organizuar mjaft bukur në lokalin “Orion Palace” në Brooklyn – Nju Jork, të organizuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra” dhe sponsorizuar nga biznesmeni dhe veprimtari i njohur dibran Ylber Pilku, me kompaninë e tij “Pilku Construction Services, Inc”, mysafirët dhe dhjetëra të pranishëm, tështunën pas dite patën rastin që të njihen nga afër me këto vepëra kapitale, që zbardhin sado pak të vërtetën e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, por edhe që pritet të nxis debate edhe në mesin e komunitetit.

Gazetari i komunitetit Beqir Sina në hapjen e kësaj ceremonie, duke moderuar aktivitetin kulturor, theksoi se është nder i veçantë që në mesin e komunitetit shqiptar në SHBA, është profesori i nderuar shqiptarë Sinadinovski, dhe bashkëshortja e tij avokatja Grodana Sinadinovski, të cilët kan sjellë me vete, pas Shkupit, dhe Chikagos, edhe në Nju Jork, dy vepra të rëndësishme të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Sina, foli pak për përmbajtjen e këtij libri, që sic tha kumtesat dhe folësit do të flasin më shumë, por kujtojë se librat zbardhin një të vërtetë të këtij komuniteti të harruar dhe persekutuar shqiptarë gjatë gjithë dekadave të golgotës shqiptare, me synimin dhe zhbërjen dhe asimilimin total të tyre, tha Sina.

Në këtë ceremoni ishin edhe veprimtarë dhe personalitete të tjera siç janë, përfaqësues të shoqatave të diasporës, veprimtarë të dalluar, si përfaqësuesit e “Vatrës”, kryetari i Akademisë Shqiptaro – Amerikane, Skender Kodra, Shpend Koleci, Fanol Cami, veprimtari nga shteti Illionis Nazim Memeti, avokati i njohur Stiv Kaufman dhe profesor Paulo Polombo, Esad Rizai, Sali Bollati nga shoqata “Çamëria”, aktori Xhevat Limani, Haxhi Dauti i Këshillit Shqiptaro Amerikan, Marko Kepi nga Rrënjët Shqiptare, Ismet Kurti nga Anan e Malit, shkrimtari dhe publicisti Tom Mrijaj, veprimtaret, Rrape Ruci, Naser Çoba, Cafo Boga, Marian Cubi, Zef Balaj, Tom Paloka, Sakip Veliu, Rufat Mehmeti, Refik Kosovrasti, etj, dhe shumë personalitete dhe veprimtarë të tjerë të komunitetit shqiptaro – amerikan të ardhur nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe qytetet e tjera.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra”, Musa Paçuku në fjalën e tij, theksoi se është një nder i veçantë që profesori Sinadinovski ka sjellë këtë faqe të re të historisë shqiptare në Maqedoni.

“Duke përshëndetur këtë promovim kaq të rëndësishëm dhe kaq të veçantë, dëshiroj që në fillim të përgëzojë Branisllav Sinadinovskin dhe bashkëshorten e tij Gordana Sinadinovska për interesimin dhe guximin, sa shkencor po aq edhe njerëzor për t’iu qasë dhe për të trajtuar një temë dhe një çështje e cila tanimë mëse një shekull ka qenë sa objekt studimi, po aq edhe debatimi në mes të shkencëtarëve, por edhe politikave ditore, për fat të keq në këto anë, të ngarkuar me shumë paragjykime dhe me inate, të cilat i tejkalojnë kufijtë e mirësjelljes e tolerancës në mes të njerëzve”, dekaroi Musa Paçuku.

Pas fjalës së tij u lexuan edhe dy kumtesa, njëra e përgaditur dhe e dërguar nga drejtuesi i agjencisë së lajmeve INA, Naser Pajaziti, lexuar nga këngëtari i mirënjohur dibran Haxhi Maqellara, dhe më pas kumtesa e veprimtarit Shpend Koleci.

Fjalë rasti kishte avokati i njohur amerikan dhe njohësi i zhvillimeve historike shqiptare, Stiv Kaufman, por edhe profesori Paulo Polombo një mik i dëshmuar i shqiptarëve në Nju Jork. Më pas në emër të kryetarit të Federatës PanShqiptare “Vatra”, Dr. Gjon Buçaj, përshëndeti dr Skënder Myrtezani,foli kryetari i Akademisë Shqiptaro – Amerikane, Skender Kodra, artisti i njohur Xhevat Limani i cili pos një përshëndetje për autorët, erdhi në këtë promovim, edhe me një recital të përgatitur prej tij me një poezi të rilindasve tanë – Gjuha Shqipe – të Naim Frashërit. Kurse, më tej pjesëmarrës të tjerë u përfshin në debat rreth çështjes së shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.

Në këtë, aktivitet të bukur kulturor, drejtuesi i saj, duke përmendur edhe miqësinë shqiptaro – amerikane dhe përkrahjen e SHBA-ve që gjithmonë ka qenë pro shqiptarëve, edhe në momentet më të vështira historike, ka ftuar të flasin miqt amerikan.

“Shtetet e Bashkuara ka rolin dhe misionin e tyre për shqiptarët prej presidentit Wilson, Bushi i vjetër me vijën e kuqe’ në prag të Krishtëlindjeve, në 1991, deri tek roli i presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë, roli vendimtar i Presidentit George W. Bush në pavarësinë e Kosovës, dhe rruga që ndoqi administrate aktuale me Presidentin Obama”, theksoi gazetari Beqir Sina, duke prezantuar avokatin Kaufman dhe professor Polombon.

Pas këtyre kumtesave dhe përshëndetjeve, ne foltore doli autoria dhe autori çifti Sinadinovski, të cilët vetëm ne gjuhen angleze, sollën argumente te reja lidhur me përpilimin e veprave të tyre.

Avokatia Gordana Sinadinovska, tha se libri i saj me titull “Rilindësit shqiptarë”, është i botuar në dy gjuhë – shqip dhe maqedonisht, dhe shtoi se ai ka qenë një freski e këndshme që e përgatita një vitë më parë me rastin e 28 Nëntorit të viti të kaluar.

“Poezitë e Naimit, Bagerit, Serembes, De Radës, Çajupit, Mjedës, Asdrenit, Migjenit, Nolit e Poradecit, tha Sinadinovska, i sjell në këtë libër më ndryshe se herëve të tjera. Këto poezi tha ajo na simbolizojnë një rilindje të dytë të një pjese shumë të rëndësishme të popullit shqiptarë, siç janë ortodoksët shqiptarë të anës së Rekës, të cilët gati se pas një shekulli, sjellin xixat e para të një rilindjeje autentike shqiptare, në atë që kanë qenë kaherë, me farë e me fis.

Libri “Rilindësit shqiptarë”, u shpreh ajo në gjuhën agleze ka një metodologji të thjeshtë të mbarështimit të lëndës: fillon me parathënien koncize, vazhdon me prezantimin e 10 rilindësve më të njohur shqiptarë, për të cilët jep nga një biografi të shkurtër dhe disa poezi, më pas në mënyrë përmbledhëse paraqet shkurtimisht edhe rilindësit tjerë, për të përfunduar me një rezyme, fotografitë e rilindësve dhe literaturën e shfrytëzuar.

Rilindësi shqiptar i cili radhitet i dyti në këtë libër, pas kolosit të madh të letrave shqipe, Naim Frashërit, është Josif Bageri. Për shkak të prejardhjes së tij nga Nistrova e Rekës së Dibrës, e cila territorialisht sot gjendet brenda Republikës së Maqedonisë, kjo figurë letrare, kulturore e historike, zë një vend të veçantë për të gjithë ne. Siç do të shihni tha ajo edhe gjatë leximit të këtij libri, rilindësi Josif Bageri, pjesën më të madhe të veprimtarisë letrare e publicistike, dhe tërë qenien e tij intelektuale e fizike, e kishte të angazhuar në funksion të rilindjes së Shqipërisë dhe popullit shqiptar, të cilit i këndonte me shumë zjarr e krenari.

Nga shumica e poezive të tij të botuara, shihet qartë se ai me përkushtimin më të madh i qasej atdheut të tij, Shqipërisë, ku i shihte edhe ëndrrat, edhe shpresat për të ardhmen. Ai asnjëherë, dhe për asnjë çast, nuk do ta harronte vendlindjen e tij aq të dashur, Rekën, për të cilën shkruante se është “kërthiza e Shqipërisë”, madje edhe duke e glorifikuar me disa nga vargjet e tij më të bukura:“Reka, ti je zemra e Shqipërisë! Ti je vendi i trimërisë…”.

Kështu, duke përthithur pjesë nga veprimtaritë më të bukura letrare të rilindësve tanë, edhe atë në dy gjuhët më të mëdha që fliten në vend, ky libër bëhet fare i lehtë dhe intrigues për lexuesin e cilës do moshe apo përgatitjeje arsimore, tha Grodana Sinadinovska autoria e librit me titull “Rilindësit shqiptarë”, .

Kurse, autori i librit “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” Branisllav Sinadinovski, foli rreth librit të tij duke theksuar se kjo vepër është amanet nga babai i tij profesor i ndjerë universitar, Jakim Sinadinovski, i cili kishte dhënë si amanet që kurrë të mos harrohet e vërteta e origjinës së shqiptarëve të Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës.

Sinadinovski një intelektual i njohur në Maqedoni rrëfeu rrugëtimin dhe golgotën e jetës së tyre drejt një asimilimi monstruoz, heshtja dhe heqja dorë nga origjina dhe identiteti kombëtar dhe problemet e tjera. Por edhe për rikthimin tek identieti dhe guximi i brezave për t’u deklaruar shqiptarë etnik.

Ai shtoi se zona e Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës është një rajon i heshtur sot dhe i populluar shumë pak nga banorë që janë shqiptarë etnik, por nga asimilimi dhe frika ata nuk duan të flasin për historinë e tyre.

Autori falenderoi iniciativen e ketij komuniteti per kete promovim dhe tha ne mes tjerash se shqiptaret ne pergjithesi kane qene, jane dhe do te jene faktor i rendesishem politik dhe ekonomik pa te cilet Maqedonia nuk mundet dhe nuk duhet te ekzistoje. Ai dha sinjale te qarta dhe pozitive, duke cekur se Maqedonia dhe vet qeveria e Maqedonise e ka humbur busullën, dhe se shqiptaret duhet te luajne rolin vendimtar ne sendërtimin e shtetit dhe ne percaktimin e emrit si dhe ne politiken e jashtme ashtu edhe ne ate te brendshme.

Profesori Sinadinovski gjate deklarimeve te tija rreth shqiptareve ne pergjithesi dhe rreth atyre ortodokse ne vecanti, permendi promovimin dinjitoz te vepres ne hotelin Palace ne Shkup, ku ka pasur shume pjesemarres nga te cilet 150 kane qene shqiptare te rinj ortidoks. Ai ne mes tjerash kete proces e quajti shume te qelluar dhe momentin e duhur, ku nje xixë e zt. Branko Manojloskit eshte duke e djegur tërë malin.

Pjesëmarrësit duke përgëzuar të dy autorët thanë se :”Autorët Gordana dhe Branko Sinadinovski, me botimin e veprave të tyre në dy gjuhë – shqip dhe maqedonisht, po bëjnë punë shumë fisnike në drejtim të afrimit ndërmjet këtyre dy popujve, si dhe për mundësinë e ofruar që secili të gjejë vetveten, aty ku peshon më së rëndi.

Gazetari Sina në fund theksoi se ky aktivitet është fal kontributit të Shoqatës Atdhetare “Dibra”, por edhe veprimtarit të njohur Ylber Pilku i cili sponsorizoi dhe punoi në organizimin e këtij promovimi bashkë me kryetarin e shoqatës dibrane Musa Paçuku. Ne fund simbas tradites organizatori ftoi të gjithë pjesëmarrësit në një fotografi të përbashkët.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat