Gustav Flober në letrën kushtuar të dashurës: Ty që të kam bërë të qash, të uroj gjithçka që unë s’e kam

Kultura

Gustav Flober në letrën kushtuar të dashurës: Ty që të kam bërë të qash, të uroj gjithçka që unë s’e kam

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:55
Gustav Flober

Letra e Gustav Flober për të dashurën Luizë:

“Ju më doni siç do pema erën; për ju ndjej në zemër diçka të madhe dhe të ëmbël, diçka prekëse dhe mirënjohëse që s’do të shuhet; ty e gjora grua që të kam bërë aq shumë të qash e që do të doja që ti aq shumë të buzëqeshje, ty shpirtmirës që fashon lebrozin, megjithëqë lebra s’ka nevojë të fashohet ndërsa lebrozi zemërohet nganjëherë, të uroj gjithçka që unë s’e kam, qetësinë e shpirtit, besimin te vetja dhe gjithçka që të bën të jetosh e kenaqur.

Të uroj krasitjen e gjithë gjembave të jetës dhe rrugina të shtruara me rërë, me lule mbjellë anash, me zhurma rrëkesh, gugurima pëllumbash ndër degë dhe fluturime shqiponjash mes reve”

( Paris, 31 dhjetor 1851, e mërkurë, ora 2)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat