Një vit nga vdekja e Nexhmije Pagarushës

Kultura

Një vit nga vdekja e Nexhmije Pagarushës

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:47
Nexhmije Pagarusha

Është bërë një vit që nga vdekja e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare më 7 shkurt 2020.

Legjenda e këngës shqiptare u lind më 7 maj të 1933 në Pagarushë.

Ajo njihet si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Nexhmie Pagarusha përfundoi shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

Kënga më e njohur e saj është ”Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat