Ndrit o diell

Kultura

Ndrit o diell

Nga: Agim Desku Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:39
Agim Desku

Për dheun e tokës

Që ma vjedhin

Çdo ditë nga një hap

Ku s'ka ku të shkel më

Këmba ime

Ndrit

Për besën e shqipeve

Që çdo çast të jetës

Ma burrëron

Ndrtma fjalën

Në gjuhë të zanave

Ma bëj të shenjtë

Si gjuhën e Naimit

Dielli im

Më përvlo po deshe

Veç Shqipërinë mos ma djeg

Sytë e mi kanë mall

Janë ba lumë loti

Me e pa mbretëreshë

të shtrenjtë

Ndrite buzëdrinasen time

Ndritja fuqinë në heroinë

Ngrohe çlirimtaren e lirisë

Të përbej në fjalë

De besë të shqipeve

Ndrit o diell

M'i bëj hi dhembjet

Fshimi nga shpirti

Me bashko me zanat

Tek i vetmi krua

Të pi ujë shqip

Sërish më shndërro

Në legjendë

Se nga legjendat erdha

Më zgjoj muza e vargut

Me u ba tokë e pafalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat