Do ta shkruaj vargun

Kultura

Do ta shkruaj vargun

Nga: Zymer Mehani Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Zymer Mehani

Do ta shkruaj vargun, le të fluturojë
Me erën rebele, porsi shpend shtegtar
N’furtuna e n’stuhi si udhërrëfimtar
Le të rend largësive, fare pa u ndalë

Do t’i shkruaj vargjet në lumë e në det
Në shpate, në brigje, në fshat e qytet
Nëpër maja malesh, kudo nëpër bjeshkë
Se kraharori im po digjet si eshkë

Do ta shkruaj vargun, atje lart, në retë
Në ngjyra të ylberit, në yje dhe në hënë
Do ta shkruaj vargun dhe në zemrën tënde
Vetëm poezia mes nesh,  ATDHE rend
Do ta shkruaj vargun se muza po më çmend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat