Burrëria edukative e plakut me sopatë

Kultura

Burrëria edukative e plakut me sopatë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Ramiz Spahiu

Duke shfletuar faqe nga historia, mësojmë se trevat tona kane te kaluarën përplot me ngjarje te ndritshme, qe flasin për qëndresën e popullit tonë gjate shekujve. Një histori me burra të shquar qe luftuan për liri. Burra qe ranë heroikisht duke mbrojtur pragun e shtëpisë, nderin e familjes, te kushëririt, te fshatit e te kombit. Ajo qëndresë behej me shpatë, me pushkë, por edhe me sopat. Qëndresa dhe lufta heroike e trimave tanë për ekzistencë e liri, për vlerat e shumta qe ka, u bë pjesë e historisë dhe jetës sonë. Dhe kjo histori me shembuj mësimdhënës nga qëndresa shkëmbore e figurave tona te ndritura ka porosi edukative për brezat, prandaj zë vend edhe në psikologjinë dhe edukatën tonë popullore.

Ne mesin e shume trimave qe rriti ky truall burrërisht qëndron edhe Ahmet Delia i Prekazit, i cili me sopat “shkroi” një shembull te rëndësishëm te mbrojtjes se moralit tradicional shqiptar, një shembull te daljes në ndihme vëllait, kushëririt, bashkëkombësit, një shembull nga tradita jone edukative e mbrojtjes se pragut te shtëpisë, një amanet te shenjtë për burrat e Prekazit.

Ahmet Delia u lind ne vitin 1850 në Prekaz të Drenicës. Ne kullën e tij u edukua me burrëri, trimëri e atdhedashuri. Dhe nga ajo kulle, nga ai truall dhe me atë sopat edukoi breza e breza. Si thotë poezia: /Me sopat ti na mësove, te shkruhet historia! /Me sopat ti na mësove, si edukohet rinia/. Ahmet Delia çdo here ishte ne këshillin kryesor te kuvendeve te rëndësishme, ku vendosej për ndonjë kryengritje ndaj pushtuesve. Ne kullën e tij u mbajt kuvendi historik i Drenicës. Dhe, u be Besëlidhja për rezistence, për t’u dalë Zot trojeve tona stërgjyshore. “Bëjmë be e japim besën e burrave, se kemi me ba çfarëdo flije e në koftë nevoja kemi me i ba kurban edhe fëmijët tanë” (*B. Tahiri, Përmendorja qe mungon, faqe 93). Ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit. Një kontribut te veçantë çështjes kombëtare Ahmet Delia i dha edhe përmes pajtimit te gjaqeve e ngatërresave, duke kontribuar kështu ne pajtimin kombëtar ne kuvendet qe u mbajtën te Verrat e Llukës (15 Janar 1903), Kuvendin e Morinës (26 Mars 1903) etj.

Ahmet Delia çdoherë ishte ne mbrojtje te tokave shqiptare. Ishte kujdestar i Prekazit dhe Drenicës. Me 25 Dhjetor 1912 u përball me ushtaret kriminel serb, te cilët filluan vjedhjet, plaçkitjet e maltretimet e bashkëfshatarëve te tij. Kur e dëgjoi britmën e fëmijëve dhe thirrjen për ndihme, Ahmet Delia u përgjigj me burrërinë tradicionale shqiptare dhe ju doli në ndihmë.

 

Trojet shqiptare, thotë Kristë Maloku, kane tradite autoktone burrërinë, e cila dëshmohet me përgjigjen për ndihme vëllait, kushëririt, lagjes, katundit e shqiptarizmit. Me te dëgjuar thirrjen për ndihme, siç thotë edhe kënga popullore, Ahmet plaku i thërret te birit: “O Mursel, binaj sakicat, te Halili janë hi komita”. Në sokak e thërret Ramë Islamin: “A i kem’ fjalët, qysh i lamë pramë? N’ardht komita me dekë te tanë! Kështu Ahmet Delia me te birin Murselin dhe kushëririn Ramë Islami, u përgjigjen në ndihmë vëllait, kushëririt, katundit e shqiptarizmit, duke dhënë një përgjigje origjinale, autoktone te traditës popullore shqiptare te mbrojtjes se nderit te familjes dhe pragut te shtëpisë. Kështu plaku i Prekazit, me 25 dhjetor 1912, me sopat e konkretizoi trimërinë, dhe dëshmoi se ishte i edukuar në frymën burrërore shqiptare.

Burrëria dhe heroizmi i Ahmet Delisë, është porosi mësimdhënëse, është shembull edukativ për brezat. Ketë heroizëm rapsodi e përjetësoi ne këngë. Kënga e burrëron njeriun, e benë trim dhe i jep zemër. Kënga është mësim, është edukim. Me këngët e Ahmet Delisë janë frymëzuar brezat. Dhe, secili brez ne Prekaz nxori ne skene heronj te mëdhenj, qe çdo here i dhëne Serbisë mesazh, si thotë poezia: “ ... se Prekazi është Prekaz”.

heroike e Ahmet Delisë në vetvete përmban porosi edukative për lagje, katund e shqiptarizëm. Nga shembulli heroik i tij, erdhi ne skenë Tahir Meha. Edhe Adem Jashari u frymëzua nga burrëria edukative e plakut me sopat. Burrat e Prekazit, brez pas brezi, e kujtuan heroizmin i Ahmet Delisë, dhe nuk e harruan porosinë e madhe te mbrojtjes se pragut te shtëpisë. Bacë Shabani, kur tregonte për sulmin e 22 Janarit 1998, thoshte: “na rrethuan qafirët. Dhe fill mu kujtua Ahmet Delia dhe amaneti i tij për ruajtjen e pragut te shtëpisë dhe nderit familjar, . . . dhe filluam te mbrohemi” (* B. Tahiri, Drenica një shekull trimërie, faqe 80)

Dhe krejt në fund, shtojmë: Ahmet Delia me flijimin e tij heroik, me shembullin e tij mësimdhënës, me burrërinë e tij edukative dhe me sëpatën e tij te famshme vuri një gur te madh në kalanë e shembujve edukativ te historisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat