Në prag të stinës

Kultura

Në prag të stinës

Nga: Dibran Demaku Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:06
Dibran Demaku

NË PRAG TË STINËS

Në prag të stinës
një një cep të Prishtinës
ëndërr syri në ninëz

Rreze dielli vallë
seç e nxit një mall
shi i ndrydhur nën qepallë

Shpresa në teh thike
në vorbullën e një prite
nxito hapin mike

Nën lëkurë mërgimi
fjalë e dhënë trimi
llullë e ndezur tymi

Dridhjet e zemres

dridhjet e zemres nuk jane cingerime telefoni
as dallge te dalldisura e te rrembyera mbi lume
nuk jane as kenge-rapsodi manjetofoni
nuk jane as endrra mengjesi enderruar ne gjume

dridhjet e zemres jane me shume ngjyra
here fiken here ndizen si semafori
krijuar jane bio nga vete natyra
rrahjet e tyre i ndien vetem kraharori...

Mall

malli marrë më ka keq për syrin tënd
për syrin tënd të kaltër pak të bojatisur
dhe po qe se të zura pika mos më rëntë
do të të mbjell me pemë si ishull të braktisur

dhe po qe se të zura pika mos më rëntë
do të të mbjell me pemê si ishull të braktisur
malli marrë më ka keq për syrin tënd
për syrin tënd të kaltër pak të bojatisur

malli marrë më ka keq për syrin tënd
për syrin tënd të kaltër pak të bojatisur
do të të mbjell me pemë si ishull të braktisur
dhe po qe se të zura pika mos më rëntë...

Në errësirë nate

rri në errësirë nate dhe i numëron yjet
kapakët e syve të rëndojnë për gjumë
ëndrrat ngatërruar janë diku në pyjet
loti i kripur rrëshket e fundoset në lumë

ëndrrat ngatërruar janë diku në pyjet
loti i kripur rrëshket e fundoset në lumë
rri në errësirë nate dhe i numëron yjet
kapakët e syve të rëndojnë për gjumë

rri në errësirë nate dhe i numëron yjet
kapakët e syve të rëndojnë për gjumë
loti i kripur rrëshket e fundoset në lumë
ëndrrat ngatërruar janë diku në pyjet...

Loja vazhdon

ti më njeh dhe unë të njoh
ti më sheh dhe unë të shoh
ti s‘më njeh dhe unë s‘të njoh
ti s‘më sheh dhe unë s‘të shoh

loja vazhdon...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat