Zahalli gurgule

Kultura

Zahalli gurgule

Nga: Neki Lulaj Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:17
Neki Lulaj

Edhe këtë vit nisi riti bash si vitin tjetër.                                    

Pllakatat  për votues qyteteve kanë vërshuar

Po i shëmtojnë muret, urat e rrugicën e vjetër.

Tribunat u mbushën me fjalën e premtuar.    

 

Invalidët e luftës ende n`kasolle si nomadë 

Po i ngrohin duart rreth zjarrit të gënjeshtrës. 

Shikojnë të vrejtur në tokë dhe në qiell, lart 

Zahalli, gurgule rrugëve të shurdhëruara pa njerëz.

 

Gënjeshtra është shëndrruar në kryefjalë 

Metafora fyese në një fjalor tavoline

Askujt nuk  i shkon mendja  për borxhin e madh

Për të gjetur të pagjeturit në brigje.

 

Shtohen guhakët e premtimeve boshe 

Zhduken si vesa në diell pas zgjedhjeve  

Fjalët e tyre i mer era si gjethet në hone. 

Shtrembërohën tërkuzë a si  fijet e leqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat