“Unë pëlqej të shpreh ndjenjat në shkrime, të shpreh emocion”

Kultura

“Unë pëlqej të shpreh ndjenjat në shkrime, të shpreh emocion”

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Linditë Ramushi Dushku

“Bota Sot”: Si zakonisht, shkrimtarët gjithnjë kanë një zanafillë të krijimit të tyre. Na thoni, kur ishte hera e parë e juaja e kontaktit me librin, dhe a nisi aty dashuria për librin?

Linditë Ramushi Dushku: Me librin kam pasur lidhje te fortë edhe pa ditur të lexoj. Në moshë të vogël kur prindërit lexonin për mua, apo edhe me tregimin apo narracionin gjithashtu kam qenë e lidhur që në kujtimet e hershme të fëmijërisë. Kjo për shkak të interesit tim për të dëgjuar rrefënja nga gjyshja konkretisht, pastaj edhe leximi i librave nga prindërit. Kur kam mësuar të lexoj vet, kam filluar të lexoj që në klasën e dytë. Atëherë ka qenë takimi im i parë me librin, tashmë e pavarësuar për të arrritur të lexoj, kuptoj dhe realizoj imazhe të cilat do të m'i sillte leximi i një vepre të caktuar, poashtu aty ku do të arrija të konceptualizoja vetë një rrëfim. Qysh në librat e parë që kam lexuar, ato që në moshën time kur kam qenë në klasë të dytë, kishte programi i lektyrave për klasën që përkisje, e kam ndjerë vetën herë herë si përsonazhi i atyre duke dashur me këtë të ndryshoj apo të krijoj ngjarjen ashtu siç do të doja unë, aty kam filluar të kuptoj që unë kam dëshirën për të qenë vetë krijuesja e një ngjarje, një poezie apo dhe një rrëfimi më të gjatë  në formë tregimi. Në moshën dhjetë vjeçare, kam shkruar krijimet e para, që kanë qenë tregime të shkurtëra, dhe drama.

 “Bota Sot": E mendonit vetën se një ditë do të bëheni shkrimtare?!

Linditë Ramushi Dushku: Po, siç e thash edhe më sipër, gjatë leximit, gjithmonë e kam krahasuar vetën me autorin, apo e kam vënë vetën në vendin e tij, duke tentuar të imagjinoja ngjarjen e atij rrëfimi, se si do të ishte ndryshe, apo çfarë unë do të bëja në një ngjarje të caktuar që rrëfimi mund të kishte. Kjo gjë më ka bërë të kuptoj se unë pëlqej të përshkruaj, unë pëlqej të shpreh ndjenjat në shkrime, të shpreh emocion, të rrëfej, të krijoj mbi të gjitha një produkt që përveç të gjithave më sipër që thash, do të shpërfaqte një ngjyrim imagjinate që shpërfaqet në këtë rast përmes fjalës. Do të doja të thosha, që unë e dija që dua të bëhem dikush që shkruan, një krijuese, dhe kjo jo se duhej por se e kisha pjesë të shprejes sime si njeri pikë së pari, thënë më ndryshe është pjesë e asaj çfarë dhe si jam krijuar unë gjatë rritjes dhe zhvillimit si akademik poashtu dhe psikologjik.

“Bota Sot”: Deri tani keni botuar tri vepra me poezi dhe një roman, ku e gjeni vetën më shumë?

Linditë Ramushi Dushku: Te të dyja. Mund të them që një kohë isha shkëputur nga proza dhe isha përkushtuar te poezia më shumë. Por pasi unë isha gati të shkruaja romanin tim të parë, kuptova nevojën dhe dëshirën për t'u shprehur më shumë dhe më ndryshe nga cfarë poezia ka hapsirë.

“Bota Sot”: Keni marr shumë shpërblime, cili është më i veçanti, apo smund t’i dalloni?

Linditë Ramushi Dushku: Çmimet, apo thënë ndryshe edhe vlerësimet, i shikoj gjithmonë si një stimul, që të jep kënaqësi për atë që ti bën dhe më pas shpërblehesh me një vlerësim. Çdo cmim ka një rëndësi të veçantë dhe ka sjellë për mua një kënaqësi për faktin dhe kohën kur është marrë.

“Bota Sot”: A jeni duke shkruar momenalisht diçka?

Linditë Ramushi Dushku: Po. përvec se shkruaj poezi, në cdo periudhë gjatë gjithë këtij viti, kam në draftë romanin e dytë. Gjithashtu, kam në fillimet e para, një projekt, një zhanër tjetër pak më ndryshe se sa ai vetëm letrar, mund të them në fuhën e kritikës, por që nuk i përket pastër kësaj fushe, që ka lidhje me përceptime dhe vlerësime personale për disa vepra të caktuara të autorëve që unë kam zgjedhur dhe veprave të tyre të caktuara, në një këndështrim siç e thash përsonal nga një këndëvështrim i analizësh psikologjikë ndoshta, përveç veprës dhe  materialit që vepra sjellë por dhe kohës dhe mënyrës se si e sjellë autori tek dhe për lexuesin.

 “Bota Sot”: Cilat janë synimet tuaja të ardhshme?

Linditë Ramushi Dushku: Të skruaj. Të shkruaj gjithmonë, të fokusohem tek romani dhe në të ardhmen të punoj më shumë në qështjet e botimit me një rrjet të krijuar nga unë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat