Shkëlqimi i rrezeve të artit poetik të krijueses Drita N. Binaj

Kultura

Shkëlqimi i rrezeve të artit poetik të krijueses Drita N. Binaj

Nga: Xhavit Çitaku Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:18
Foto ilustruese

Kritiku letrar nga Shqipëria , Namik Selmani, vlerëson: Në rolin e kritikut unë do të vije librin e Dritës “ Si ta pagëzoj heshtjen” në radhën e parë të librave që janë shkruar në mërgatën shqiptare

Me artin poetik Drita Nikoliqi Binaj filloi të merret që nga viti 1982, ndërsa poezitë e saj të para u botuan në gazetën “ Rilindja” në “ Zëri i rinisë” dhe në revista tjera të asaj kohe. Vjershat e saj ia redaktuan dy poetë të mëdhënjë, Azem Shkreli dhe Ali Podrimja. Deri me tash ajo ka botuar tre vëllime poetike dhe në dy libra të tjerëështë bashkautore, përmbajtja e të cilave dëshmon botën e saj patriotike, shpirtin e saj social, por edhe krenarisë që i përket trungut shqiptar.

Drita N. Binaj lindi në Gjakovë në vitin 1950, ndërsa nënën e kishte nga Shkodra. Ajo u edukua në frymën e atdhedashurisë, që e kultivoj dhe e ruajti deri në ditët e sotme. Pas përfundimit të studimeve të larta në Beograd, fati e deshti që ajo të fillon jetën në Novi Sad, qytet në Vojvodinë. Edhe pse e rrethuar nga familje serbe, kjo veprimtare e palodhur asnjëherë nuk u ndalë për të punuar e kontribuar për komb e atdhe. Këtë impuls patriotik ia shtonte edhe më shumë miku i saj prof. Fehmi Agani. Pavarësisht se jetonte në një ambient ku fjala e lirë e sidomos ajo e shqiptarit ishte mjaft e kufizuar, ajo si një gazetare autodidakte punoj me guxim pa u ndalur asnjëherë.

Tre dekada Drita nuk e botoi asnjë libër, mirëpo ajo kurrë nuk e ndaloi penën e saj të artë. Shkruajti në heshtje me një shpirt të shqetësuar kurbetçar duke manifestuar e prodhuar ndjenja nëpërmjet vargut poetiki, apo thënë më mirë mblodhi nektarin më të mirë të fjalës së bukur shqipe dhe në vitin 2013 botoi librin e saj të parë poetik “ Si ta pagëzoj heshtjen”, përmbajtja e të cilitdëshmon botën e saj patriotike, mllefin e saj social, por edhe krenarinë që i përket kombit shqiptar. Krijimtaria e kësaj poetjeje të shquar do të ishte shumë më e pasur sikur të mos ia digjnin shtëpinë e prindërve në Gjakovë në vitin 1999 kriminelet serb. Aty kishte plot ditar që , pos tjerash, do t’ ia kishin mundësuar, ta shkruante së paku edhe një roman.

Karakteristikë e poezive të Drita Nikoliqi Binaj është se nuk kemi të bëjmë takim të një vargu të përditëshëm e të zakonshëm, ngaqë edhe mjetet dhe format e saj poetike kanö dallime. Në fakt,ajo është poete e imazhit të qartë, figurës së gjallë dhe të freskët, e depërtimit në thellësi të vetvetes dhe në raportet shoqërore, ku gjen dhe sendërton trajtat dhe përmbajtjen e poezive të saj. Në vargjet e kësaj poetjeje të vyer, lexuesi gjenë të gjitha energjitë pozitive siç është ngrohtësia, sinqeriteti dhe thellësinë e ndjenjes poetike, ritmin e jetës, vlim pasioni, vrullim ndjenjash. Të bie në sy një depërtim i suksesshëm i shtjellimit të temave për jetën, për veten, për iluzionin, ëndrrën, vetmin, për vendlindjen, për të afërmit, miqët, për dashurinë,që ka burimin nga thellësia e shpirtit.Ajo arrinë që gjithçka të kthej në energji pozitive, kujtesën, vuajtjet, dhimbjen dhe kësisoj bën që të çlirohet nga pengesat që i mbanë brenda vetes.Duke e përcjellë ritmin e krijimtarisë moderne kudo në botë, asaj i ndihmojë mjaftueshëm për të krijuar mundësi të reja në të gjitha drejtimet e artit poetik dhe në këtë mënyrë t’i shikoj gjërat me një optikë sociale dhe etike, artistike, por edhe estetike. Në këtë libër, por edhe në katër vëllimet e tjera, kjo krijuese në të gjitha vargjet e saj shpreh një realitet konkret që buron nga zëri i saj i brendshëm, herë- herë intim, shpirtëror dhe me një besim e shpresë për t’iu realizuar një dëshirë që e mbanë në heshtje kohë të gjatë, duke u shpreh:

Sonte

Në heshtje

Përjetoj thellë

Dëshirat e mia të parealizuara

E kurrë nuk të përfundova

Oj, këngë

E bukur

Shihet qartë se autorja me një prirje të shprehjes në vargje, tregon se perjeton dhimbshëm një diçka të madhe dhe të papërballueshme, që e e preokupon një kohë të gjatë, por që më nuk mund ta mbaj në heshtje, sepse nganjëherë dashuria arrin kulmin dhe shpërthen në dimensionin e imagjinatës poetike dhe buçon me vargjet:

Për epshet

E ujitura me dhëmbje

Për virgjerinë

Që u dorëzove

Para zotit perdja është e tejdukshme

Duke hequr perden, që para zotit është e tejdukshme, poetja Drita dashurinë intime nuk e konsideron si një ngushëllim prapa dyerëve të huaja, perkundrazi puthjet dhe epshet dhe virgjerinë e dorëzuar i mbanë të heshtura vetëm një minutë për hir të së vërtetës që e etur e humbë. Kuptimi i jetës është hapërim nëpër mote,konstaton autorja, por nëse ke sukses për t’iu fshehur botës, këtë gjë nuk mund t’ia bësh vetvetes, përfundon ajo.

Autorja, duke jetuar kohë të gjatë në kurbet, nuk mund t’i ikë temave që kanë të bëjnë me mallemgjimin dhe dashurinë që ka ndaj atdheut, ndaj prindërve, bukurisë, natyrës, gjuhës së ëmbël shqipe, por ajo në të njëjtën kohë kërkon që edhe vdekja të jetë shqip.

Nënë

Atdheut ia fale bijën tënde që të do

Shqip me pagëzove

Dritë

Si bekim të babait tim

Mbështjellë në flamurin kuq e zi

Duhet të jetosh!!!

Jeto dhe vdis shqip

Është, pra, ky një shpërthim dhe bulëzim, ballafaqim me jetën në kurbet, është dashuri për të vërtetën.Ç’është e vërteta, ajo përmes vargjeve pasqyron mallin, dashurinë, nostalgjinë, pastaj me imagjinatën e saj perfekte i këndon bukur krenarisë, atdhedashurisë dhe kësisoj përcjellë mesazhin e njerëzores.Nga vitet e humbura ajo përmes vargjeve kërkon kthimin e dritës së shpirtit, mengjezin e diellit dhe këngët e zogjëve, cicërima e të cilëve ia jep shpresën për një ringjallëzim të dëshirave që fshehurazi ndjekin vrullin poetik të poetes. Në librin “ Si ta pagëzoj heshtjen” autorja, siç bëjnë në të shumtën e rasteve edhe krijuesit e tjerë , shpreh dashurinë për jetën dhe përmes vargut përcjellë mesazhin se edhe të tjerët duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Lexuesi e ka fare lehtë të bindet dhe të besoj në realitetin e jetës, sepse misioni i vargjeve në vazhdimësi kërkon t’i këndohet jetës, duke i larguar vuajtjet shpirtërore dhe ato të zemrës.

Çfarë thonë kritikët letrar për opusin poetik të Drita N. Binaj

Kritikë letrar, shkrimtarë e publicist në Shqipëri e Kosovë, por edhe në mërgatë dhe të huaj kanë vlerësuar lartë krijimtarinë poetike të Drita Nekoliqi Binaj. Kritiku letrar rumuni, Daniel Marian thekson: Drita vjen në gjuhën rumune me librin “ Flatrat e dhembjes “me një elegancë e feminitet dhe eksperiencë artistike të jashtëzakonshme. Shprehjet e saj janë të mendafshta, ndërsa ndjeshmëria e saj është një dhunti e pavarësisë për të mbetur e para që sjell një brishtësi që u kundërvihen të gjitha pengesave.Stavri Trako : Drita mbjell besim në shpirt dhe me çdo fjalë lirie thurr vargjet e saj. Kritiku letrar Namik Selmanaj ngrit lartë nivelin artistik të bërjesaq të lexueshme të poezive të Binajt dhe cilësisë e profesionalizmit të shtjellimit të temave në vargun e saj. Madje ai pa hamendje konstaton se: Në rolin e kritikut unë do ta vije librin e Dritës në radhën e parë të librave që janë shkruar në mërgatën shqiptare. Poezitë e Drita N. Binaj janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane, të cilat janë pritur shumë mirë nga kritika dhe dashamirë të shumtë të fjalës dhe lirikës shqiptare.Shefqete Gosalcinga Kosova : Për gati tridhjetë vite e mbyllur në guackën e kurbetit, Drita nuk botoi, por krijoj. Siç gufojnë lulët e fushave në pranverë, ashtu malli i poetes na vjen i bulëzuar si buqet dhe i përkthyer në vargje malli, dashurie, nostalgjie, qe me intuitë personale i këndon krenarisë, vajit, atdhedashurisë, duke përcjellë mesazhin e ndërgjëgjësimit njerëzor kundër të keqes dhe ligësisë. Si ta pagëzojmë heshtjen? Sado qetësuese, pushuese, madje edhe relaksuese të jetë heshtja, ajo përbrenda zien një lëmsh tallazitjesh e shqetësimesh shpirtërore, që manifestohen herë me stuhira të vogla shfryese, herë me xixa vullkanesh spirituale, e herë me të dyja, erëra e vullkane, që së bashku shaktojnë turbulenca emotive deri të ndonjë” cunam shpirtëror”, vlerëson ajo ndër të tjera.Hysen Ibrahimi, shkrimtar e kritik letrar nga Suedia: Në secilën poezi të Dritës bëhet një përpunim, sa poetik, po aq letrar edhe artistik, me inkuadrimin e temave të reja dhe rikujtimin e përjetimeve të vjetra. Në të tre vëllimet poetike lexuesi has në një fikësim të gjendjes momentale nga koha e shkuar, situata të përjetimeve nga periudha të ndryshme, momente të rastit dhe ndodhi nga një realitet autentik të menduar dhe të krjiuar në mënyrë perfekte në poezi, sa që poetja me sukses shndërrohet në një botëkuptim të kapshëm me përvojë, që më pastaj me përmbajtjen e saj të pasur të josh ta lexosh me pasion, duke e përjetuar shpirtërisht dhe duke e kuptuar shumë më mirë.

Anëtare e disa shoqatave të shkrimtarëve shqiptar

Librat e saj janë “ Si ta pagëzoj heshtjen”, poezi, botues Klubi i Shkrimtarëve Pejë,“ Flatrat e dhembjes”, poezi, botues SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani”, “ Flatrat e heshtjes”, poezi, e përkthyer edhe në gjuhën rumune, botues Amanda Edit.Është bashkautore me George Teodor Dinca në librin “ Lule nga kopshti i frymëzimeve- Flori Din Gradina Inspiratol”, i përkthyer nëgjuhën gjermane. Është bashkautore edhe me Baki Ymerin në librin “ Mrekullia e çastit- Miracolul”, i shkruar edhe në gjuhën rumune, botues Amanda Edit.Drita Nikoliqi Binaj është anëtare e Lidhes së shkrimtarëve të Kosovës, anëtare nderi e SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi, anëtare nderi e Shoqatës për Miqësi dhe Bashkëpunim Shqipëri- Itali, anëtare e Lidhjes së krijuesve shqiptar në Gjermani, anëtare e Kryesisë së Shoqatës Galaktikapoetike Atimus, përfaqësuese për Vojvodinë, anëtaree Kryesisë së Shqoatës të Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në mërgat. Në një manifestim të organizuar në shtetin suedez, Drita fitoi vendin e parë me poezinë “ Poezia artistike”, të cilën ia ndau SHSHASH Papa Klementi i XI Albani”, ndërkaq në një eventtjetër poetik “ Poetët i këndojnë lirisë zuri vendin e dytë. Për kontributin e saj dhënë letërsisë shqipe, kjo poete mori shumë mirënjohje në evente të ndryshme , të cilat, pa dyshim se i ka merituar.

Do theksuar se Drita Nikoliqi Binaj ka arritur të organizoj perurimin e librit “ Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi”, në qytetin e Novi Sad,në të cilën morën pjesë shqiptar që punojnë në qytete të ndryshme në Serbi, dashamirë të fjalës së bukur letrare të etnive tjera si dhe prof. Dr. Jahja Koka dhe prof Isak Shema. Po ndajmë pak fjalë të prof. Pavel Dominji, i cilii në këtë event tha se me këtë libër është realizuar një ndërmarrje kulturore, e cila ka për qëllim që në praktik të vërtetojnë aspektet e shumëfishta të indentitetit shqiptar, sidomos të mërgatës së madhe shqiptare në Suedi.

Pos vargjeve me tematik sociale, kur shpërthen shpirti i saj human, Drita e bënë të pamunduren për të qenë e pranishme në evente të ndryshme letrare në mërgatë. Ka konakte e lidhje të ngushta me shumë krijues mërgimtar në shumë shtete të botës. Drita në shumë raste ka treguar bardhësinë e shpirtit të saj duke ndihmuar edhe materialisht aty ku e sheh të nevojshme. Kësisoj Drita në llogarinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” këto ditë derdhi tre mijë euro dhe kësisoj krijuesve shqiptar të këtij shteti ia dha një shtysë të madhe për të punuar e kontribuar më shumë në botimin e titujve të rinj. Kjo humaniste edhe herë të tjera ka ndihmuar materialisht këtë shoqatë të vyer .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat