Pushtetari i korruptuar

Kultura

Pushtetari i korruptuar

Nga: Dedë Preqi Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:44
Dedë Preqi

Çka je katandisur o, pushtetar

Votuesi e nisi një ditë të mbarë,

Nuk do ia huq, ka menduar mirë

Hajna e nepotista i ka fshirë nga lista.

Janë hargjuar tulat o, pushtetarë

Mbrenda natës sikur në përralla

U bëtë milionera e pashallarë

Athua populli të ngihët me barë.

Pushtetarin e korruptuar e ka zënë paniku

Edhe pse nuk skuqët nga turpi e lakmia

Iu kanë hargjuar tulat iu ka sosur fiku

Votuesi do t’ia tregoj vendin aty te kutia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat