Kryqi ka marrë qiejt...

Kultura

Kryqi ka marrë qiejt...

Nga: Marjeta Shatro Rrapaj Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:47
Marjeta Shatro Rrapaj

Ku ta kërkosh arsyen për thyerjen e ndjenjave?

Pas shirave që rrjedhin vallë

apo mes gjetheve të kalbura?

Te bora që bie

apo lulet e paçelura?

Çfarë thyhet nuk ngjitet më,

ndaj e kot të kërkosh

se arsye nuk ka mes stinësh.

Kush guxon të flas për trishtimin

që vrapon brenda teje

e zgjatet pas një selvie në varrezë

që venitet e rrëgjohet nga pagjumësia

e ruajtja e një kryqi që ka marrë qiejt...

Bilanci i jetës...

Të gjithë si Xhevahir Spahiu,

duhet të pyesim veten

"Ditës ç'i dhe çfarë të dha?"

Se ditët shkojnë pa kthim

e netët janë të numëruara.

E nisim me vrap,

pastaj mësojmë të ecim

dhe në fund të lodhur,

zvarritemi pas kohës.

Jeta bën bilancin,

që të marrim aq sa japim.

Vijmë nga tymi

e kthehemi në avull.

Life balance ...

Everyone like Xhevahir Spahiu,

we have to ask ourselves

"What day do you give and what did it give you?"

That days go by without return

and the nights are numbered.

We start running,

then we learn to walk

and finally tired,

we crawl after time.

Life make balance,

to receive as much as we give.

We come from the smoke

and we turn into steam.

PËR INERCI...

Ndalur kujtesa, e braktisur

rrugës së Sizifit,në malin e dëshpërimit,

ku fati zë prit ,kur nuk e pret,

në ecjen horizontale e ngjitjen vertikale,

shpesh humbur dallgëve të jetës

nën tingujt e erës,në ritmin e fjalëve

thënë për inerci në trajektoren e harresës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat