Mënyrat se si ne veprojmë! Shkathtësitë e jetës të cilat asnjeri nuk na i mësoi

Kultura

Mënyrat se si ne veprojmë! Shkathtësitë e jetës të cilat asnjeri nuk na i mësoi

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:27
Ruzhdi Peçani

KEND SHOF UNË KUR QËNDROJ PARA PASQYRËS

dhe mendoj se sa hera në të kaluarën i jam shmangur pasqyrës. Sa hera kam kaluar afër pranë tyre, dhe nuk jam kthyer drejtë sajë, pa hudhur shiqimin. Sa hera kam dal nga shtëpia dhe nuk vënë shiqimin në pasqyrë.

Atëherë nuk isha i përgatitur të shtroj pyetjen, nga ç'farë po iku, ç'farë po fsheh nga vetja dhe ç'farë më frigon?

Po, kisha frikë,nga ajo që do shihja.Nga ajo që duhej të shihja dhe të pranoja.Nga ajo që jam bërë.Sa frikë në një vend. Dhe unë si bashkëkohor kam ecur shkallëve të jetës sime, i pavetëdijshëm, i papërgatitur të përballem me vetveten. Kam përjetuar dhe pranuar shumë gjëra, nganjëherë edhe si të gatshme.Punën, miqtë,jetën. Nuk kam përcjellë rrethanat të cilat ndryshonin. Ndryshimet të cilat erdhën, nuk kisha gatishmëri për këto. Nuk e kam pritur me këtë inensitet ndryshimin. Kam parë ardhjen dhe isha pjesë e tyre. Nuk desha ti pranoj vetes se diçka po ndryshon.Nuk isha i gatshëm të marrë përgjegjësi për veten time, për jetën time. Sikur kisha frikë. Isha në balonin tim të kuq, me syze të kuqe. Nuk dija se si të sillem, i ankohesha vetes sime ,krijova viktimën nga unë, viktimën edhe që më rrethonte, jetës.

Dhe njëherë frika sikur më paralizoj, nuk mundja të lëvizja nga vendi, apo sillesha në vend, dhe kjo për mua ishte njejtë, prapë frikë. Dhe më tej e injoroja, ashtu si injoroja edhe pasqyrën. Nuk dëshiroja atë që pasqyra mund të më tregonte.

Nuk isha i gatshëm ti pranoj vetes se kam gabuar, se duhet të ndryshoj.

FRIKA ËSHTË EMOCION QË NA NDALON DHE JEP SHTYTJE

Struktura frikës: Frika ndihet në situatën momentale, por në raport me një situatë që do ndodhte,të cilën ju si subjekt Ju e parashikoni. Frika është reaksion tek te cila vjen kur subjekti vlerson se forca e cila e rrezikon është më e fuqishme se ai. Në situataën e përmendur unë kasha frikë nga vetja.Kisha frikë të lë të gjitha ato që jetën më bënin të lehtë dhe të shkoj drejtë të panjohurës.Nuk isha i gatshëm,nuk kisha mjaftë guxim.

Subjekti ndjen frikën kur vlerëson:

- se atë apo ndonjë vlerë të tijë e cenon një objekt,gjendje apo situatë,

- se objektivisht nuk mund të përballet me fuqinë e cila e rrezikon,

- se mund të ikën

Nuk isha i vetdijshëm, ndieja frikë dhe nuk mund t'i kundërvihesha fuqisë që më rrezikonte. Frika mund të jetë me kohëzgjatje dhe intensitet të ndryshëm. Po të jetë me kohëzgjatje të shkurtër do e quajmë p a n i k ë. Frikën më të fuqishme do e ndiejmë atëherë kur rrezikohet vlera jonë më e çmuar. Vlera ime më e çmuar ishte e rrezikuar.Vlera e sigurisë. Për vlerat ngajherë edhe nuk mendojmë edhepse ato paraqesin shtyllat e jetës sonë.Pë këtë në një rast tjetër.

Si ndryshuan rrethanat në jetën time. Kështu erdhi moment kur dhe unë doja të ndryshoja. Tani nuk doja të isha një vëzhgues pasiv i jetës sime. Sikur ishte tani koha që të marrë timonin në duart e mia dhe të filloj të thurrë tregimin e jetës sime. Në atë moment kuptova dhe ndjeva thellë se dua ndryshimin në jetën time.Dëshiroja diçka të re.

U vendosa para pasqyrës dhe shikoja veten. Këtë e bëra përherë të parë ashtu si duhej t'a bëja. E shikoja veten në sytë.Nuk arrija të njihja rpersonin që shihja. Shikoja linjat e trupit dhe nuk më pëlqenin. Ç'farë i kam ngarkuar vetes dhe kend ? Çka më friksonte dhe nga kush e fshihja këtë ?

Këtu frikën e kai aleat. Frika më dhuroi lëvizje. Nga frika se do mbetem kështu,i panjohur,në vetëvete në rolin e viktimës.Kjo ndjesi e frikës më bëri të lëviz,ishte aleati im që frynte pas shpinës dhe më epte shtytje.

Sot unë mendoj se është qensore të jesh i sinqert ndaj emocioneve tuaja.I sinqert ndaj vetes.

Tani unë me kënaqësi shiqohem në pasqyrë. Më pëlqen çdo gjë e imja që shof.Unë tani njoh këtë person që shoh. I njoh këta sy që më shiqojnë dhe i kuptoj se ç'farë duan të më thonë pa thënë fjalë.

Tani unë njoh ndjesitë në veten time, jam i lidhur me mendimet e mia, me trupin tim.Koka ime, mendja ime dhe trupi im bëjnë tërësinë të cilën e akuzonte shpirti im.

Që të arrija gjerë tek kjo më duhej të përballësha me vetveten, shiqoj veten në pasqyrë dhe shtroj pyetjen se kend shof unë ? Më pëlqen mua ky që shof ? Njoh unë këtë person? Athua sa jam i sinqert ndaj vetes time? Kur, unë kam qenë i gatshëm, kur për mua kishte rëndësi,të nisesha në rrugën e ndryshimit. Atëherë tregova gatishmëri,të përballesha me vetvetën dhe me frikën time.

Tani kur sot theksoj fjalën frikë, kjo në mua shkakton një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, në mendje kam gjithë përvojën që e kaluam bashkë. Fjala frikë eshtë e shkruar me shkronja laramane në kokën time,ngjashëm me çorapët e Pipi çorapë gjata – e kujtoni atë,një vajzë çapkëne dhe zemër të madhe.

Unë mësova se ndryshimet janë pjesë e jetës dhe se është mjaftë e rëndësishme se si ne do reagojmë dhe sa përcjellim jetën tonë.

Po sa jemi të vetëdijshëm për rrethanat në të cilat jetojmë dhe është shmë e rëndësishme ajo se sa jemi të përgatitur për këto sfida dhe të ecim në drejtimin i cili na duhët apo vetes t'i krijojmë një drejtim të ri. E rëndësishme është të jemi të sinqert ndaj vetes.

Shprehitë që kam krijuar duhët ndryshuar ngadal dhe durim. Koha dhe këmbëngulsia janë aleatët e mi.

Për të gjitha kërkohet durim. Nga natyra nuk isha i duruar. Kisha frikë se nuk do ia dali, nga ana tjetër frika e këthimit në të mëparshmën ishte më e fuqishme që më jepte shtytje të eci para. Duket e komplikuar kjo? Jo. Gjërat më të bukura në jetë ndodhin zakonshëm. Unë sikur doja t'i komplikoja që të ndihesha si e rëndësishme.

Duhët të jeni i sinqert ndaj vetes kur shiqoheni në pasqyrë. Gjithë ajo që është brenda nesh, lexohet nga fytyra jashtë. E thënë zakonshëm, apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat