Përurohet libri “Vështrim-opinione” nga Ali Kelmendi

Kultura

Përurohet libri “Vështrim-opinione” nga Ali Kelmendi

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Promovimi i librit

Ali Kelmendi ka botuar librin “Vështrim-opinione”, me opinione të publikuara gjatë viteve 2018 – 2020.

Shumë prej opinioneve janë publikuar në gazetën “Bota sot”.

Promovimi i librit u bë në Bibliotekën Kombëtare, me 4 shkurt, me pjesëmarrje të personave që iu përmbajtën masave anti-Covid.

“Gjitha librat janë të shtypura, pasi fillimisht opinionet janë të publikuar në media. Edhe me këtë ndodhi kështu, i përmblodha në një libër. Shkrimet kanë karakter historik, politikë”, ka deklaruar autori Ali Kelmendi për ”Bota sot”.

Recesenti Besim Perjuci ka thënë se krijimtaria letra e Ali Kelmendit, flet shumë veçanërisht kur kemi parasysh botimin e disa veprave, të cilat janë mirëpritur nga opinioni artdashës.

“Autori Kelmendi, nuk heziton të shpalos mendime të cilat do të bëhen shytesa kryesore që ngërthejnë analizë të thellë, kritikë të mirëfilltë shoqërore, copëza fragmentesh nga historianë e shkencëtarë, njohës të shkëlqyer të botës sonë kosovare/shqiptare, pastaj publikime e polemika të ndryshme, si dhe çështje të tjera me atribute nacionale e kombëtare shumë të rëndësishme për jetën dhe gjendjen situative, në të cilën gjendet sot Kosova, me të gjitha resurset e veta njerëzore, politike, shoqërore, ekonomike, arsimore e kulturore e me të cilat do të identifikohet ky vend e ky popull i stërlashtë pellazgo-iliro-dardano-shqiptare”, ka shkruar ai.

Autori i librit, Ali Kelmendi, thotë se dëshiron që të rinjtë të mësojnë për historinë e politikën përmes librit të tij, të sapo publikuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat