‘Merrmëni gjithçka veç dashurinë jo’

Kultura

‘Merrmëni gjithçka veç dashurinë jo’

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:06
Anna Magnani

Nga Anna Magnani

Dashuria?  Merrmëni gjithçka, çmimin Oscar, paratë, shtëpinë, por dashurinë jo, mos ma merrni: dashuria është shi dhe erë, është diell dhe yll. Dashuria është frymëmarrje dhe, e di, unë e di , është helm. 

Ndonjë mbrëmje i them vetes: Anna hap sytë, ky është përvëlimi që të dërgon tek krijuesi.  Sepse, shikoni, e pranoj që kam një karakter të tepruar dhe të papërmbajtur. 

S’di të frenohem, sa herë dashuroj përkushtohem kokë e këmbë. Ta dija ç’torturë, mandej të dalësh e gjallë, ç’tragjedi t’ia mbathësh!  Dhe një mëngjes zgjohesh në shtrat dhe s’të ka mbetur më pikë gjaku.

Por pastaj ia nis nga e para dhe është e mrekullueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat