Ku banojnë Coli me Lolin!?

Kultura

Ku banojnë Coli me Lolin!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 07:51
Fatmir Lohja

Në një studio televizive thirren ekonomistin, që është miku i Colit, edhe Lolit. Emisioni u bë drejtë për së drejti. ( Live në gjuhën e humbur të shqipes ) Moderatori hapi debatin. Në studio, si përhera, ndodhëshin” të gjithë të diturit “, opionistë.

Moderatori e quajti skandal shkrimin e ekonomistin, ku ka shkruar se Coli, edhe Loli , kanë hapur tenderin për shitjen e votës . Me këmbëngulje profesionale, për të qënë i sinqertë me audiencën , donte të dinte , se cili është konkretisht Coli, edhe Loli!?

Pse ia bën këtë pyetje?- e ndërpreu opionist boli . – Eshtë SPAK që ia nxjerr të palarat !

Po nuk i tregoi emrat, është më se e qartë ,se zotëria kërkon të shesë votën e vet me ankand,- ndërhyri opinionist skilja.

Ekonomisti po e ndiqte me buzëqeshje debatuesit e flaktë.

Nuk e kuptoj se çfarë ka për të qeshur në këtë rast tragjik,- u shpreh moderatori.

Po e lakoni SPAK , si dikur Këshillin Popullorë të Lagjes. Kaq frikë e keni drejtesinë!? Më ftove për të zbërthye tregimin humoristik, të botuar përpara ca ditëve . Më deklarove që të ka pëlqyer shumë. Kjo qe arsyeja, që të erdha në studio. Coli me Lolin janë humoristë anonim. Emisionin e ke direkt .Në mediat sociale, që ke pasqyruar në ekranin përballë, janë miqtë tuaj , që japin opinjone .E vertetë? –e pyeti me ton ekonomisti moderatorin.

Po, - u përgjigj, me siguri moderatori.

Miqve tuaj të shumtë a mund t’u shtrosh pyetjen: “ Ku banojnë Coli me Lolin?”

Po,- u përgjigj moderatori.

Në asnjëmënyrë ! - ndërhynë opionistët.- Ai kërkon të na shpërqendrojë nga tema.

Emisioni ështëiI imi. Atë e di unë!- dhe moderatori e shtroj pyetjen e ekonomistit te miqtë në mediat sociale.

Po ne pse na ke thirrur?- e pyeti boli moderatorin me nervozizëm.

Ne nuk jemi për fasadë! - i doli në krah skilja- bolit.

Ekonomisti, skenat e shtiruara të opionistëve, po i ndiqte me indiferentizëm ekstrem. Nuk vonoi shumë, kur filluan ndërhyrjet në mediat sociale, për t’i dhënë përgjigje pyetjes.

Coli me Lolin banojnë, në ; Tiranë; Shkodër; Vlorë; Lezhë; Elbasan; Korçë; Pogardec; Drizë; Gur të Kuq, të Zi, të Bardhë; Milano; Londër ; Tokio; …….

Moderatori u habit me përgjigjet e miqve të vet. Disa harë iu drejtua, të mos bënin shaka me pyetjen e tij. Edhe ata me sinqeritet, betoheshin, e stërbetoheshin, se Colin me Lolin i kanë në mes tyre, me të gjithë veset, dhe humorin .

Cilin nga çiftet do të arrestojë SPAK ?- nuk iu durua më ekonomistit, pa i pyetur ata që kishte përballë.

Të isha punonjës në SPAK, që tani do te vinja pranga,- u shpreh i revoltuar boli.

Në ekran vazhdonin te jepeshin adresat e banimit te dy herojve humoristë.

Për çfarë do të debatojmë ne tani? - ndërhyri skilja.

Coli me Lolin janë kolonat e humorit tracional shqiptar,- u ndez ekonomisti.

Ju kujtoj, të pranishmë në studio, dhe ndjeksëve të shumtë të emisionit, se Colin me Lolin , i bashkon humori, sineriteti, zgjuarsija, ….. Se në tregim këtë humor ka pasur si qëllim të vërë në dukje autori. Në emër të përsonazheve, deklaroi solemnisht, se Colit me Lolin, as nuk u ka shkuar ndermend për t’u rregjistruar në listat e partive politike si debutetë, dhe as nuk u shkon ndërmend ta shesin votën . Nga mungesa e përspektivës ,qe jep politika , ata nuk do të shkojnë në votim.

Jam i gëzuar, që humori ynë tradicional po shperndahet anëkënd globit, - e mbylli ekonomisti.

Opionistët ranë kllukë, nga ky shkak moderatori u kthye nga miqtë e tij në mediat sociale.I dhanë shumë fakte, se nga jeta mjerane, dhe e pa prespektivë në Shqipëri, po degdisen anëkënd globit ,për një jetë më të begatë të fëmijëve pa presktivë në atdhe. Në çaste pushimi qendrojnë pranë Cilit edhe Lolit, për të çlirur shpirtin nga dhimbje e emigracinit, me humor tradicional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat