Lotë nuk kam pasur më shumë se lumi

Kultura

Lotë nuk kam pasur më shumë se lumi

Nga: Kalosh Çeliku Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:54
Kalosh Çeliku

(Lisi i midis Livadhit)

Sot, nuk është Lisi midis Livadhit

Që, si fëmij më fshihte nga Dielli.

Natën nga Hëna e plotë, rrëzë Ҫuke

Ujku, papritmas, trokiste pas porte.

 

Hija, ku u rrita me Libra Këndimi:

Vjershat e Fishtës. Naimit. Asdrenit.

Macen, Daci. Qenin. Dhe, qëngjin

Ҫerdhen e lejlekëve, majë një Lisi

Gjelin, mbi gardh me këngë zgjimi.

 

Dhelprën dinake tek koteci i pulave

Ujku, si Dje: Nuk na sulet te vatha...

(Nata me Hënën drapër)

Mali ulet. Dhe, delë Hëna drapër

Dorë për dore me yjet në valle.

Majë Lisi, ulet. Nxjerrë drapërin

Korrë arat. Ҫiflikun e Xha Derallës.

 

Dikur, lodhet. Dëshprohet. Shkaku:

Se, Nana e Babai. Dhe, Xha Deralla

Moti kohë, Sot: nuk mbjellin më ara.

Krahut, mbjellin me hebe barin. Varret

Sot: Neve na i lanë t’i kosisim livadhet...

(Botë e çmendur)

Botë e çmendur, Sot i bashkon:

Tokën e Qiellin. Hënën. Yjet

Diellin. Kafshët. Zogjtë. Lulet

Lisat. Lumnejt. Edhe, detërat.

 

Asesi, dot edhe vetë njerëzit...

(Dashuri në Katund)

Përderisa, ti i kullosje bullicat

Kodër. Lisat mbyllnin veshët.

Edhe, kërceja bythekrye ditën

Te Bunari i Livadheve Kacës:

Ti, të më shohësh nga Kodra.

 

Unë në dritare i hapja na, sytë

Zërin i lëshoja radios. Këngës.

Dashurisë Qamilit Vogël. Madh:

“Ku po kënojnë këto dy kumria”...

 

Gjinj plotë rreziqe

Kopeja me zgjebe. Halldupja

Tinës, m’u ndërsye pas shpine.

Ika. Dhe, u strehova te Mikja

E cila hapi konak nën ferexhe.

Natën e kalova. Edhe rrezikun

Pusinë, mes Dy shtamaveverë.

 

Fuqi në male, dha Mikja. Liri

Dyluftim, i shpalla Dexhallit:

Diellin e përqafova, në Agim.

 

Nën Rrap, nxora lapsin nga brezi

Mikes, Liri: Paqe. Armëpushim...

(Gratë janë poezi erotike)

Libra të shkruash për gratë besnike

Luftë guerile, haptas i shpall vetes:

Mund të biesh edhe dëshmor fushe

Njeri i gjallë, nuk të shpie në varr.

 

Poezi, përkushtosh grave besnike

Vështirë. Ndodhë, dështim lufte.

Shkaku, se: Ato janë poezi erotike...

(Lotë nuk kam pasur më shumë se Lumi)

Në jetë, i kam dashur gratë

Por, jo! Nuk jam dashuruar.

Shkaku, se: Nuk kam pasur

Lotë, jo më shumë se Lumi.

 

Qaj, të dashurën për së gjalli...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat