Qëndro

Kultura

Qëndro

Nga: Dibran Demaku Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Dibran Demaku

Për fis e për farë
për prag e për arë
qëndro-shqiptar

për lis e për fis
si një qiparis
jeto ose vdis...


Hej, vëllai im

(vëllait tim rënë në luftën e fundit)

Hej, vëllai im i miri
me gjuhë e gjak e rrënjë Iliri!

Hej,vëllai im kapedani
me gjuhë e gjak e rrënjë dardani!

Hej,vëllai im rreze lirie
me gjuhë e gjak e rrënjë shqiptarie!

Hej,vëllai im,o vëllai im
Kosova të buzëqesh në çdo agim!...


Dueli

faqja skuq faqen
dora lan doren
kur e gjejne paqen
bashke e nisin...oren...


Në shekujtë që do vijnë
(Kosovës në përvjetorin e pavarësisë)

Lokja ulur në gur pragu
i rrëfen nipit e mbesës
liria doli drejtë nga gjaku
dhe nga miti i qëndresës

Shkruar është dhe në libër
feston Drini dhe lumi Ibër
festojnë Mirusha e Valbona
Pavarësinë e trojeve tona

Si dy madaljone do të ndrijnë
Kosova me ushtrinë çlirimtare
dhe në shekujtë që do vijnë
do të hapen shumë dritare...


Dhe vjen ditëlindje...
(Azem Shkrelit në 83 vjetorin e lindjes)

dhe vjen ditëlindje e poetit
e bardhë e qetë si valë e detit

dhe vjen ditëlindje e shkrimtarit
në lule të fushës në fije të barit

dhe vjen ditëlindje e Orfeut
që roje drite i bën atdheut

dhe vjen ditëlindje gurrave të Drinit
u shuan etjen fushave të Dukagjinit

dhe vjen ditëlindje grykës së Rugovës
rreze dielli në qiellin e Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat