Kujtim...

Kultura

Kujtim...

Nga: Zymer Mehani Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:53
Zymer Mehani

Kujtimin ta shkrova
Në shuplakë të dorës
T’kujtova me mall
N’çdo tik-tak të orës

Shatë kodra, nëntë male
Për Ty i kaptova
Të të puth si dikur
Kur të dashurova

Rruga m’vodhi mallin
E koha- kujtimet
Sikur një gotë qelqi
I theve premtimet

Lehtë më pikoi loti
Kur m’shikove mua
N’zemër më helmove
Kur më the “s’të dua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat