Kur erdha!

Kultura

Kur erdha!

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 14:12
Adem Bytyçi

Kur erdha nga Kosova, me veti kisha marrë një grusht dhe, një gur dhe një dru Blini.

Me këtë mendoja të ribëja një Pejzash Kosove, nëse një kohë të gjatë do të isha larg saj.

Dheun e vendosa në një pjatë qeramike, midis dheut drurin Blini, pran këtij druri gurin...

Saharë me mbushej zemra mall afroja pjatën pranë dhe vështroja me shumë nostalgji Pasazhin.

Dheu me dukej flori, me kujtonte Kullatë e Dukagjinit, fushatë me plotë gjallëri, në të cilat vlonin si zgjoje blete njerëzit e sojit tonë në ç'do stinë viti.

Ndërsa, drurin e vështroja në një kuptim tjetër karshi Pasazhit ...

Edhe ai me kujtonte bukurinë, madhështinë madje edhe historinë e lavdishme  të maleve të Kosovës...

Kështu pakë si i hutuar, por më shumë i mallëngjyer vazhdoja shfletimin e kujtesës për të lexuar të kaluarën sa të hidhur po aq edhe krenare...

Nëpër kokë me shkonin vërdallë gjithfarë mendimesh...

Ai që me ndali për një çast ishte guri, i cili komunikonte me dheun dhe drurin në këtë pejzash malli...

Vazhdoi të me thoshte: O njëri dhimbjes mos u huto!

Dëgjo, unë jam kulmi i mrekullisë në këtë Pejzash malli,  sepse paraqes pasurinë e nën dheut të Kosovës siç  është ari, argjendi,  nikeli etj.

Dhe si i tillë,  do ta prarojë me shkëlqimin tim Kosovën dhe popullin e saj të lavdishëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat