Mbresa nga vizita në Ekspozitën fakto-grafike, si vlerë kombëtare historike, kushtuar simbolit të trimërisë, urtësisë, sakrificës dhe paqes

Kultura

Mbresa nga vizita në Ekspozitën fakto-grafike, si vlerë kombëtare historike, kushtuar simbolit të trimërisë, urtësisë, sakrificës dhe paqes

Nga: Haki Latifi Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:09
Haki Latifi

Ai, është simbol i fitores së Lirisë mbi robërinë, Intelektuali dhe Komandant Salih Çekaj-‘’Veterani’’

Në kuadër të festimit të 13 vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik të Kosovës po qëndron e hapur Ekspozita fakto-grafike, vlerë kombëtare historike kushtuar Heroit kombëtar, Salih Çekaj .

Sot pata nderin dhe kënaqësin të marrë pjesë në ekspozitën “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”.

Image

Autorë të ekspozitës “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Salih Çekaj“, janë Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi. Ekspozita përfshinë 300 fotografi, që pasqyrojnë veprimtarinë e Heroit, dokumente arkivore, artistike e të tjera. Ndërsa projekti i fundit i paraparë nga këta autorë është botimi i një libri për jetën dhe veprën e Salih Çekajt.

Vizitorëve në këtë Ekspozitë, ndër të tjera ju kanë ofruar sete fotografish, të papublikuara ndonjëherë, të veçanta për nga realizimi, por edhe pse mbartin secila nga një histori më vete, janë pjesë e këtij ekspozimi.

Është për tu vlerësusr inisiativa dhe natyrisht meritojnë të përgëzohen kuadrot profesioniste të Muzeut Historik të Kosovës, Dr. Sadik Krasniqi dhe Mr. Besnik Rraci, për përgaditjen e kësaj ekspozite të shkëlqyer fotografike, kushtuar jetës dhe veprës madhore të Dr. Ibrahim Rugovës. Hapja e kësaj ekspozite, përkon edhe me festimin e 13 vjetorit të ditës së shpalljës së pavarësisë së Kosovës, intelektualit të kompletuar, bashkpunëtorit të afërt të Presidentit Rugova, komisarit dhe komandantit të luftës, Heroit të Kosovës, Salih Çekaj.

Nga biseda me bashkë-autorët e ekspozitës z. Krasniqi dhe z. Rraci, mësojmë se; është një nismë e mbarë, duke falenderuar edhe donatorët mërgimtarë, sidomos Shoqatat Humanitare; „Salih Çekaj“ në Zvicër dhe Gjermani, pastaj vendimi i Instuticioneve të Kosovës, në konsultim më Muzeun Historik, për të vlerësuar disa nga figurat më të shquara kombëtare, duke përgaditur ekspozita me fotografi dhe eksponate, nga jeta dhe veprimtaria e tyre.

Siç dihet, Heroi Salih Çekaj, është figura më emblematike që shquan këto vlera supreme të një kombi që synoi dhe arriti lirinë. Do të mbahet mend përherë si njeri, i cili bashkëpunoi me të gjithë njerëzit të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin luftën heroike në kërkim të lirisë. Ishte Salih Çekaj ai i cili do të kujtohet përherë si një njeri i cili besonte se harmonizimi i forcave të gatshme të UÇK-së në të gjitha rajonet e Kosovës do të përbënte armën e fitores së madhe ndaj okupimit të Serbisë.

Lufta e Koshares do të mbetet një nga faqet e ndritura të historisë më të re të Kosovës. Lufta e Koshares do të mbetet përherë vulë e trimërisë së pashembullt të projektuesve dhe trimave si Salih Çekaj , Agim Ramadani, Abaz Thaqi, KOM. Xhemajl Fetahu e 113 dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Image

Mendoj se, pasqyrimi i kësaj game të begatë fotografish, të realizuara artistikisht, me përzgjedhje të përgjegjshme dhe të suksesshme, ku përfshihen edhe dokumente dhe rekuizita personale nga jeta civile dhe ushtarake, si dhe renditje mjeshtërore, kursen fjalët, sado të mençura qofshin ato. Ju lumtë për punën madhore e profesionale, që keni bërë! Mirënjohje për Ju, autorë të ekspozitës

Në këto 22 vjet pas luftës, është e rëndësishme që institucionet e Kosovës vazhdojnë të sistemojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm arkivor për gjeneratat e ardhshme, të njerëzve që kanë sakrifikuar më së shumti për lirinë që e gëzojmë sot.

Ndër ta është edhe Heroi Salih Çekaj-“Veterani” me bashkëluftëtaret e tij, do të na shërbej si udhërëfyes i fuqishëm për gjeneratat se si punohet dhe luftohet për atdhe dhe se si duhet atdheu.

Lavdi dhe nderime të përjetshme, jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Salih Çekaj.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat