Zbulohet sekreti i shkrimit në kryeveprën e Munch-ut

Kultura

Zbulohet sekreti i shkrimit në kryeveprën e Munch-ut

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:03
Foto

Muzeu kombëtar i Norvegjisë zbuloi sekretin që qëndron pas një mbishkrimi në pikturën origjinale të Edvard Munch-ut “The Scream” – një prej veprave të artit më të njohura në botë.

Dikush ka shkruar në norvegjisht “Mund të jetë pikturuar vetëm nga një i çmendur!”, me laps, në cepin e sipërm të majtë të veprës së famshme që përfundoi më 1893.

“Është e lehtë të imagjinosh një vizitor të indinjuar, përballë veprës që merr një laps dhe që shpreh mendimin e tij si për veprën e artit ashtu dhe për krijuesin e saj”, shkruan Muzeu në faqen e tij të internetit.

Analiza të reja duke përdorur teknologjinë infra të kuqe kanë zbuluar që vetë Munch i kishte shkruar këto fjalë.

Gjatë punimeve për mirëmbajtje pas mbylljes së muzeut, piktura u ekzaminua në mënyrë të thellë. Studiuesit theksuan se kishin vërtetuar se shkrimi korrespondonte me atë të artistit.

“Mbishkrimi mund të lexohet si një koment ironik, por në të njëjtën kohë si një shprehje e cenueshmërisë së artistit. Shkrimi në pikturën e përfunduar tregon se krijimi për Munch-un ishte një proces i vazhdueshëm”, theksoi kuratori Mai Britt Guleng.

Munch ka pikturuar katër versione të veprës “The Scream”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat