Zjarr dhe akull në shtrat uji

Kultura

Zjarr dhe akull në shtrat uji

Nga: Kalosh Çeliku Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:12
Kalosh Çeliku

Shkupi Qyteti Historik me betonin mbi kokë

Shkup, Qytet historik i betonit

Që, të shkeli Krajli. E, Mbreti

Pushtuan të huajt me ushtri.

Dhe, të burgosën me Qiellzi

E, pak Diell mes mjegullave.

 

Shkup, i çliruar me Kryengritje

Luftë. Dy - tri herë me radhë.

Dhe, ende gjëndesh në Qiellzi

Qiell të hapur. Beton mbi kokë.

 

Qytet Historik, me kufi politik

I ndarë me Lumin, ende Vardar.

Në dy pjesë: Ana “maqedonase”

Dhe, Ana Shqiptare: Pa kokë.

 

Shkup, me shumë parti politike

E, pa gjelbërim. Shelgje. Flokë...

 

Poeti Dje e Sot në Luftë

Poeti, përderisa Sot e ka në Jetë

Një Mike me Dy shtama verë:

Një Ibrik, plotë me raki rrushi.

Lapës kryengritës. Një Libër.

Armë zjarri fuqishme në botë

Tym për tymi, hyn në Luftë.

 

Nga Lufta, kthehet me Fitore...

Burimi i Shkëmbit

Gurgullon dallgë-dallgë. Dallgë

E del nga Shkëmbi. Dhe, Mali.

Zbretë tinëz përronit. Dëllinjave

Ujë pi sorkadhja. Lepuri. Dreri.

Ujku. Dhelpra dinake me bisht

E cila, pas vetes i fshi gjurmët.

 

Fushës, zbretë pak ujë t’u japë

Edhe kafshëve buta shtëpiake.

Etjen ua shuan Verë e Dimër

Përqafohet me Lumin. Detin...

Jeta dhe Dashuria e bukur në Shtëpi dhe Atdhe

Jeta, është Luftë. Pak veta e korrin

Fushave. Maleve me lisa. Egërsira.

Fitore. Dhe, ecin para me Diellin

Shumica, bien dëshmorë lufte:

Larg, Shtëpisë. Larg, Atdheut.

Dihet, në kërkim të një Jete

Më të pasur. Më të mirë. Liri.

 

Jata është Luftë. Edhe, Vdekje

E bukur në Shtëpi. Dhe, Atdhe...

Vetëm – vetëm

Përderisa, Ti ke plotë miq. Mike

Edhe, bredhë rrugëve pa burrë:

Grua. Ose, ke rënë edhe në burg?!

Unë, ende jam vetëm. Vetëm:

Një maçorr. Tri maci. Poezinë.

 

Përderisa, Ty Sot të vrau Dashuria

Mua, më nxorri nga varri Vdekja...

(Qyteti vdekur)

Shkupin e mbaj mend si nxënës

I Shkollës Normale, plotë jetë.

Gjallëri. Sot, një Qytet i vdekur:

Pa gjelbërim. Pemë. Dhe, ajër

Bregun e Vardarit, pa shelgje.

Not verës, kur dilnim matanë

Sheshin e madh të “vëllezërve”.

 

Shkupin, si qytet i “përbashkët

E ndante Vardari me kufi politik.

Mëkot përpiqej Dje, Ura e Gurit

Lidhë me “vëllazërim-bashkim”

Qytetin, që e ndau Lumi. Natyra.

 

Shpesh, si nxënës, dilnim matanë

Korzo, pas gjahut “maqedonaseve”.

Me të cilat gëdhinim në klube nate

Strukeshim, trima te “Parku grave”.

 

Herët, niseshim për në Shkollë

Në klasë hynim me një fletore.

Përderisa, para dritareve shkollës

Na prisnin cucat “maqedonase:”

Ne, rrokeshim fytas me njëshat

Që, na suleshin ditarit si rriqërat.

 

Sot, nuk është më ai Qytet i gjallë

Me korzo. Zhurmë. “Park i grave”.

“Bit - Pazar”. Rokenroll. Jetë nate

Cuca, dhe djem me flokë të gjata.

 

Po, Qytet i vdekur nga Pandemia

Parti politike në luftë për pushtet:

Me masa Qeveritare. Dhe, maska...

(Parashikim i rrezikut)

Nesër, Ti parashikon rrezikun

Frikë, mos marrë tjetër grua.

Gurë e dru mbi mua, hudhë:

“Unë, nuk jam si kurvat tua

Xhaditë e Nënës Parti politike”.

Ҫmendesh, shanë babë e Nanë

Dhe, se: do ma djegësh “xhipin”.

 

Mos u tremb! Jo, nuk dua tjetër

Zonjën Vdekje do marr Grua!...

(Zjarr dhe akull në shtrat uji)

Gjithë jetën e lume. Parajsë

Në shtrat kam pasur shpuzë.

Natën, e cila ndizej me flakë

Kulshedër, që vu: villte zjarr.

Përpiqej, ta ndezë dhomën:

Librat. Poezitë. Mua si Poet.

 

Mezi arrija disi shuaj në shtrat

Qetësoj, mes librave. Poezive.

Përkund në djep, vë në gjumë.

 

Dimrin e Madh, akull në shtrat

Ndeza zjarrin flakë, që ta shkri...

(Pritë thashë Mike tash jam Unë)

Mikja Di u çmend një natë

E kapën xhindet te pragu.

Edhe, i volli jashtë zorrët:

“Biserin”, ti ke bë bordel.

 

Prit, thashë: Tash, jam Unë

Egërsisht, e rrëzova në shtrat.

Ia përzura xhindet, atë natë.

 

Ditën e nesërme, herët n’agim

Shkupin e pushtuam në gjumë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat