"Kombi kosovar" dhe ligji për gjuhën

Kultura

"Kombi kosovar" dhe ligji për gjuhën

Nga: Dibran Demaku Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:43
Dibran Demaku

Disa të ashtuquajtur „intelektualë“të kohës së sotme e kanë nisur një iniciativë të mbrapshtë fund e krye.Iniciativa e tyre ka të bëjë hiç më pak se ndarjen e kombit shqiptar në dy pjesë:në kombin shqiptar dhe atë kosovar?!

Këta „intelektualë“ të ardhur nga sistemi socialisto-komunist(disa prej tyre e kishin mjelë siç thotë populli atë sistem dhe në të kishin bërë emër)sot në demokraci duan që të ndajnë kombin në dy pjesë.Se kush ua ka dhënë këtë „detyrë“nuk dihet,por ajo që dihet është heshtja e atyre që duhet kundërvën kësaj ideje sa të qoroditur aq edhe të rrezikshme.Që „iniciativën“ e tyre ta bëjnë më bindëse,që pas përfundimit të luftës e këtej,intelektualët e famshëm kërkojnë që,për shqiptarët e Kosovës, që nesër do të quhen „komb kosovar“,edhe vetë gjuha e „kosovarëve“të jetë dialekti i gegërishtes!Që tezën e tyre ta bëjnë sa më atraktive,ata pra „intelektualët e famshëm“ e arsyetojnë me faktin se Kongresi i unifikimit të gjuhës letrare shqipe,na qenka mbajtur në „kohën e partisë dhe të Enver Hoxhës?!“Dhe gjithnjë sipas „intelektualëve të famshëm“,paska qenë vetë Enver Hoxha që paska ndikuar tek delegatët e kongresit që si gjuhë letrare të përcaktohej dialekti i toskërishtes?!“Tezë më të mbrapshtë se kjo nuk kanë mundur të gjejnë“!

Por,siç ndodhë zakonisht në jetë,teza e „intelektualëve të famshëm të Kosovës“ gjeti edhe një masë të madhe përkrahjeje të „intelektualëve analfabetë të Kosovës“,që kishin bërë shkollë dhe kishin marrë edhe diploma universitare,pa e mësuar asnjëherë gjuhën letrare shqiptare!

Dhe ndodhi më e keqja që mund t‘i ndodhte gjysmës së kombit,në kohën kur ai tashmë ishte i lirë nga armiqtë e tij shekullorë!Ndodhi shprishja e gjuhës letrare shqiptare në Kosovën e lirë dhe të pavarur?!

„Intelektualët e famshëm kosovarë“me vetëdije apo pa të dërguan ujë në mullirin e armikut të deridjeshëm që kishte përhapur atë tezen e famshme se „shqiptarët e Kosovës“janë të ndryshëm nga ata të Shqipërisë sepse edhe gjuhën e kanë ndryshe?!

Sot në Kosovën e pavarur,ajo që ka pësuar degradim shqetësues është gjuha.Gjuha e sotme shqipe në Kosovë është një mish-mash që të bën të vjellësh!Kjo gjuhë,që nuk është as letrare,as dialekt toskë e as gegë,flitet dhe shkruhet në Kosovë?!Andaj kur hyjnë në Kosovë vëllezërit tonë të gjakut nga Shqipëria duhet të kenë me vete përkthyes të gjuhës shqip-shqip?!

Kjo gjuhë mish-mash sot flitet në familje,flitet e shkruhet në shkollë,flitet e shkruhet në Universitet,flitet e shkruhet në gazeta,radio e televizion,flitet e shkruhet në parlament?!(Për fat të mirë shqiptarët me banim në Maqedoninë e veriut,nuk kanë rënë në grackën e „intelektualëve të famshëm të Kosovës“,por e kanë ruajtur dhe e kultivojnë gjuhën letrare shqiptare,atë të kongresit të vitit 1972.

Ky është hapi i parë i realizuar nga „intelektualët e famshëm kosovarë“që synojnë ta formojnë „kombin kosovar“?!
Sepse dihet që gjuha është ajo përmasa kryesore që e dallon një komb nga një komb tjetër!

Nëse „intelektualët e famshëm kosovarë“nuk do të ndalohen me ligj,që edhe më tutje të shkatërrojnë gjuhën ketrare shqipe,ata do të tentojnë që me çdo kusht të formojnë kombin „kosovar“.Është ky projekt i tyre apo i armiqëve të kombit shqiptar në përgjithësi apo i Kosovës në veçanti,nuk dihet,por ajo që dihet dhe preket është suksesi i tyre në shkatërrimin e gjuhës shqipe në Kosovë.Për fat të keq tonin,valles së „intelektualëve të famshëm kosovarë“ për shkatërrimin e gjuhës standarde apo letrare,siç

 mësuar ta thërrasim,ju kanë bashkuar edhe ca të ashtuquajtur krijues të letërsisë,të cilët mundohen të shkruajnë vargje në dialektin gegë,të ciln dialekt e bastardhojnë edhe më shumë?!(Thonë se po shkruajnë e flasin në gjuhë të nënës.Të cilës nënë(pa dashur që të fyejmë asnjë nënë)të asaj nëne analfabete që nuk ka ditur as të shkruajë as të lexojë)?!

Nëse „intelektualëve të famshëm kosovarë“që çdo ditë po e prishin gjuhën shqipe,nuk u thuhet stop me mjete ligjore,ata do të shkojnë edhe më tutje në realizimin e ëndrrës apo detyrës së tyre,në krijimin e „kombit kosovar“!

Dhe kur të arrijnë të krijojnë „kombin kosovarë“ ,gjithnjë me ndihmën e armiqëve të shqiptarëve,një ditë do të kërkojnë që të ndryshohnë edhe alfabetin e gjuhës shqipe?!

Andaj qeverisë së Kosovës e cila pritet të formohet këto ditë i del si urgjencë që sa më parë ta shkruajë dhe ta miratojë Ligjin për gjuhën.Duke muratuar Ligjin për gjuhën,parlamenti i Kosovës,do t‘u dali ndesh të gjithë atyre që synojnë të formojnë „kombin kosovar“?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat