Guri i Vrellës

Kultura

Guri i Vrellës

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:26
Adem Bytyçi

Guri Vrellës mall i jetës

Gurë më shumë e drunjë më pakë,

n'fund tij buron një lum

nëpër fushë t'gjelber kalon

fëmijët e fshatit n'shpirt e kanë!

 

Guri Vrellës është një mal

Gurë më shumë e drunjë më pakë

Fëmijët e fshatit shumë e duanë

për ç'do ditë n'të luajnë

hypin n'gur e kapen n'drunjë

fëmijërisë këngë i këndojnë

njëri tjetrin përqafojnë.

 

Një vend tjetër jo aq larg

pleqtë e fshatit n'a kanë thënë

Kaqylyr atij i thonë

Unazë  gëzimi n'shirtin tim

ani pse tani n'mërgim

kurrë për jetë s’mund t'i harroj

Bukuritë e vendit tim.

 

Nuk e di kur do t'shkoj?

Pak dhe fshati n'dorë t'a marrë

me vajë malli t'a përqafoj

t ‘çmallem pakë n'atë oazë

t ‘kaluarën ta kujtoj

si një lule shumë t'bukur

n ‘shpirt me mall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat