Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj!

Kultura

Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj!

Nga: Saim Tahiraj Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 08:20
"Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj"

Më 17.02.2021 Muzeu Kombëtar i Kosovës në Prishtinë, në bashkëpunim me dy shoqatat "Sali Çekaj" në Zvicër dhe Gjermani, hapi ekspozitën historike me titullin "Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj".

Pas një pune të madhe, me shumë përkushtim dhe seriozitet, arritën ta organizojnë, kompletojnë dhe ta prezantojnë para publikut me shumë sukses dy autoret e sajë, dr.Sadik Krasniqi dhe mr. Besnik Rraci. Falë punës së palodhur, përkushtimit dhe në veçanti profesionalizmit, arritën që e tërë masa e madhe e vizitorëve të ndahen shumë të kënaqur dhe me vlerësimet më të larta. Unë i përgëzoj të dy autoret e kësaj ekspozite për suksesin e madh që arritën, njëkohësisht i falënderoj nga zemra për bashkëpunimin e sinqertë dhe me shumë korrektësi që patëm gjatë gjithë kohës, deri në finalizimin e sajë.

Shumë kolegë, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë dhe familjarë të Heroit Sali Çekaj, më telefonuan dhe treguan se ishin ndarë jashtëzakonisht të kënaqur me punën e madhe dhe shumë profesionale. Ditën e hapjes pati shumë pjesëmarrës nga shumë anë të Kosovës, ishte edhe kryeministri Hoti me disa ministra. Çuditërisht nuk kishte shumë deputet të LDK-së, kryetarë komunash dhe degësh të LDK-së. Nuk pashë vizitorë nga dega dhe nëndegët e LDK-së nga Deçani, vendlindja e Sali Çekut.

Image

Nuk pashë as nga degët e LDK-së nga Peja, Istogu, Klina, Gjakova dhe shumë komuna tjera nga mbarë Kosova! Kjo ishte ekspozita e parë për Heroin Sali Çekaj, njeriun e madh që ishte pjesë e Trenomi të madh RUGOVË-AGAN-SALI . Trenomi i cili organizoj, veproj dhe koordinoj "Lëvizjen Paqësore" me "Rezistencën e Armatosur".

Kjo ekspozitë qiti në sipërfaqe anën tjetër të medaljes, atë të Rezistencës së armatosur dhe komandantin kryesorë të sajë. Kjo po bëhet për herë të parë nga një institucion kompetent shtetëror, pas njëzet viteve. Do të duhej ta financonte ministria përkatëse, por edhe kësaj radhe nuk e bëri. Si shumë herë më parë e financoj prapë Mërgata.

Image

Heroi Sali Çekaj e meritonte një gjë të tillë sepse tërë jetën e tij i respektoj institucionet e Kosovës, madje edhe atëherë kurë e lanë vetëm me shokë, pa mbështetje. Edhe kësaj radhe e latë vetëm, me shokët e tij dhe me dy burrat e mëdhenj të fjalës dhe profesionit që i qëndruan besnik deri në realizimin përfundimtarë me shumë sukses. Edhe një herë, edhe njëmijëherë faleminderit Sadik dhe Besnik, jeni shembulli më i mirë për të gjitha institucionet e shtetit se si duhet të vlerësohen dhe respektohen vlerat e mëdha kombëtare, siç ishte dhe mbetet përjetësisht Sali Çekaj , njëra ndër vlerat më të mëdha Kombëtare. Sot është dita e dhjetë nga hapja e ekspozitës dhe deri më sot nuk e shohin të arsyeshme strukturat drejtuese të LDK-së, të të gjitha niveleve, ta vizitojnë këtë ekspozitë për Heroin tonë, njeriu që bëri dhe ndryshoi Historinë.

Image

Njeriu që përfaqëson anën tjetër të medaljes, anën më të ndritshme të LDK-së dhe Kombit tonë, anën e "Rrezistencës së Armatosur" pa të cilën LDK dhe shteti ynë nuk mundë të qëndroj në këmbë. Tani e njëzet vite e mohuat këtë, krenoheshit vetëm me njërën anë të medaljes, atë të "Rrezistenëc Paqësore". Gabuat shumë rëndë dhe po vazhdoni të gaboni prapë, nuk mundë të qëndrojnë të ndara këto dy anë sepse janë pjesë të pandashme të së njëjtës medalje. Kurë do ta kuptoni këtë? Një termet ndodhi me 14.02.2021, na përgjysmoj sepse nuk i vlerësuat drejtë, nuk i çmuat dhe respektuat si duhet vlerat tuaja, vlerat tona të mëdha që i kishim dhe i kemi. A ka vlerë më të madhe se Heroi Sali Çekaj? E mohuat dhe vrapuat pas disa antivlerave të cilat na i bëtë pronarë të luftës padrejtësisht.

Njëzetë vjet pas lufte na e latë mbi supe kryqin e fajësisë si parti paqësore, kundër luftës! Pronësinë tonë legjitime ja dhatë dikujt tjetër padrejtësisht dhe ata na shanë dhe na vranë si tradhtarë të luftës. Sot në mes të Prishtinës e keni të vërtetën e madhe mbi luftën dhe rezistencën e armatosur, e keni komandantin e parë që e filloj me 2.12.1992 dhe e përfundoj me luftën heroike në Kosharen legjendare! E keni shumë afër, para syve tuaj, kaloni pranë sajë dhe nuk e vizitoni. Turp , turp ju qoftë që na Deçani, Peja,Gjakova, Istogu, Klina dhe mbarë Kosova. Kthehuni nga vlerat tuaja, nga vlerat e mëdha që i ka LDK-ja, mos i mohoni ato, mos i nënçmoni ato, vlerësoni dhe respektoni sepse vetëm me ato mundë të ecim përpara.

Nëse nuk jeni zgjuar nga dridhjet e tërmetit të 14.02.2021 dhe të ktheheni nga vlerat tona, ju garantoj se dridhja e radhës do na fundosë përfundimisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat