Përputhjet

Kultura

Përputhjet

Nga: Sevdail Hyseni Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 09:10
(Karikatura marrë nga revista humoristike “Kunji”)

Nuk përputhen sendet

Si në Show program,

Por, me vese e huqe

Mbushur me “haram”!

 

Përvoja na mëson

Sa për sy e faqe,

Mu ashtu si morri

Kur rri nën mustaqe!

 

Përputhjet nuk duken

Jo rrallë në dashuri,

Veçmas në politikë

Më shumë në tregti!

 

Nëpër çdo përputhje

Vdes nga një “besë”,

Prapa tyre fshihet

Një botë interes!

 

Pushteti plus seksi

Bashkë me paranë,

A s’është trekëndëshi

Që sundon dynjanë?!

 

Na shkoi kjo jetë

Përputh e përshtati,

Na rru’n pa sapun

Dreqi për së thati!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat