Shpresa

Kultura

Shpresa

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:42
Dibran Demaku

Ënderr zhgjënderr rrugëton shpresa
nuk i vë dot kush pengesa
se lag shiu as se lag vesa

Se zë dot as valë e detit
nuk e kap ushtri e mbretit
as udhëkryqet e kurbetit

Është e vjetër sa vet bota
nuk i vë kush nën këmbë rrota
as thërmohet sikur gota

Nuk vdes as kur vdiset
nuk kthehet kur niset
se në zemër stiset

Në mëdyshje e dilema
çel burbuqe sikur pema
rritet, rritet në sytha e gema...

Në syrin tënd

në syrin tënd të gjelbërt
në syrin nën vetull
heshtja u bë e tepërt
dhe pritja u bë shekull...

Një melodi

një rreze drite do vijë nga larg
ëndrrën tënde sërish do ta rindezë
një melodi kënge apo thjeshtë një varg
për një buzëqeshje të ëmbël në mëngjes

një melodi kënge apo thjeshtë një varg
për një buzëqeshje të ëmbël në mëngjes
një rreze drite do të vijë nga larg
ëndrrën tënde sërish do ta rindezë

një rreze drite do të vijë nga larg
ëndrrën tënde sërish do ta rindezë
për një buzëqeshje të ëmbël në mëngjes
një melodi kënge apo thjeshtë një varg...

Do të jem me ty

edhe përtej ëndrrës
edhe përtej këngës
edhe përtej rritës
edhe përtej dritës
do të të dua ty
edhe përtej shpresës
edhe përtej kujtesës
edhe përtej harresës
edhe përtej adresës
do të jem me ty...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat