Mati atdheu i ta parit shkrim shqip

Kultura

Mati atdheu i ta parit shkrim shqip

Nga: Gjon Marku Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:58
Gjon Marku

”Një gjë që të tjerët e kanë thënë është se duke devijuar pak nga Mirdita, duke zbritur më në jug, në Mat, Gjon Kastëriotin këtu e kemi pasur – në viset tuaja në Mat-Mirditë merr këtu edhe Lezhën pastaj. Këtu është epiqendra e shtetit të parë të shqiptar dhe më vonë e atij shteti të madhe të Gjergj Kastriotit….

Kastriotat që u bënë kaq të famëshëm epiqendrën e tyre e kanë këtu. Nuk ndahet Mati nga Mirdita, as Mirdita nga Mati nuk ndahen. Do ti keni të shkruajtura këto këtu tek unë…që do tua jap” Pati deklaruar në një intervistë të tij shkencëtari Dhimitër Shuteriqi. Në këtë rajon të Shqipëris së Veriut që së herëshmi ishte i tëri katolik pra në Mirditë-Mat, ku në lashtësi kishte qenë atdheu i Pirustëve, e prej nga ku kishte nisur e lulëzuar një kulturë më vete e cila sot ka hyrë në kujtesën e studiuesve e arkeologëve si “Kultura e Matit”, një kulturë e mirfilltë shqiptare pa ndikime të kulturave të tjera qofte kjo romake a bizantine ku gjenden gjetje unikale e të papërsëritëshme si “Mbishkrimi epigrafik i Gëziqit në Mirditë, i prekrenares së famëshme ilire të Përlatit, e i dhjetra e dhjetra gjetje të tjera e ku do të ruhej dhe arshivohej për më vonë thesare kombëtare.

Këto treva që i dhanë forcë ashtës së shqiptarizmës e prej nga ku nisin ngjarje të mëdha kombëtare e nga ku që së herëshmi zgjohet fuqishëm një vetëdije dhe ndërgjegje shqiptarizme në mënyrë të pandërprer tërheqin vemendjen e albanologëve e studiuesve, eksploratorëve e politoikanëve të cilët rendin të thone e dekomentojnë për këto treva.

Kryeipeshkvi i Durrësit, Imzot Pal Engjelli

Pal Engjelli jetoi në 1417-1470 dhe njihet si njëri ndër bashkëpunëtorët e afetrt të Gjergj Kastëriotit. Është njëri ndër prelatët e madhenj të kishës katolike shqiptare. Arqipeshkëv i Durrësit i cili gjatë një vizite baritore në Mat (Emathia), vuri re çrregullime të mëdha në punët dhe në veprimtarinë fetare. Me këtë rast, më 8 nëntor të vitit l462 nënshkruan në kishën e Dukagjinit të Mat Formulën ë Pagëzimit, që më vonë do të rezultojë si dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar. Un të pagësonj pr’emnit Atit e t’Birit e t’shpertit Shenjt. Ky prelat i kishës katolike në atë periudhë kishte nën juridiksionin e vet edhe famullitë e Matit dhe dioezat e kësaj krahine. Njoftimin e parë për këtë dekoment e bën studiuesi dhe historiani rumun Nikolla Jorga, i cili e botoi më l915. Duke ndriçuar e duke hedhur vështrimin tej shekujsh në gjuhën e dekomentuat dhe në kulturën tonë kombëtare. Jemi në një kohë tepër të vështir. Turqit i sulen shqipërisë në të gjitha anët

e Durrësit u zhvendos në thellësi, në Lis të Matit, ku ishte dioqeza për të zhvilluar prej andej një aktivitet të fuqishën e të rëndësishem kishtar e atëdhetar. Këtu Argjipeshkvi Pal Engjelli duhet ta ketë shkruar formulën e pagëzimit pikërisht pse për arsye nga më të ndryshmet, së pari prej presionesh dhe përndjekjesh kishte nisur një laramanizim i imët. Në fakt siç pohon studiuesi gjerman Stadtmyller, Shqipëria e Veriut ishte e tëra katolike megjithatë mungesa e shërbëtorëve të krishtit kishte filluar të ndjehej.

Akoma më tej vetëdija dhe shqiptarizma, ashta e shqiptarizmës vazhdonte të mbruhej thellë maleve të Mat-Mirditës. Atje në Gurin e Bardhë të Matit lind Pjetër Burdi ku burrë Fisnik i maleve tonë emri i të cilit i kapërcen kufitë e këtyre dy trevave dhe zë vend në altarin e vetëdijes dhe kulturës sonë kombëtare. Ky fshat i strukur atje në zonën e Bazit i jep kësaj treve një emër të madh, jo rastësisht, por prej kësaj zone kishin rrjedhur familje të moçme. Vetëm pak më në perendim, në kufi me to, dikur ishte gjendur familja e madhe princërore e Skurajve, prej të cilës kemi një histori më vehte. Më vonë Malçit ashtu si në Zadrimë Bardhajt. Apo siç kishin bërë epokë në Mirditë e Blinishtët Dukagjinët.

Asnjëherë hipotezat historike nuk mund të merren apriori si qindpërqind të vërteta por një gjë është e pa mohueshme. Përderisa në nuk njohim deri me sot një dekoment tjetër me të vjetër se formulën e pagëzimit në shqip atëhetre Lisi i Matit hyn në historinnë e vendit tonë si atëdheu i të parit shkrim shqip.

Gjithsesi orientimi i shqiptarëve ishte drejt perendimit.

Si shohim nga dekomentat historike, nga Piu II, përpjekjet qenë të gjalla e do të mbërrijshin, simbas shqetësimit të tij, te shpallja e Gjergj Kastriotit mbret i Shqipnisë, e te vumja e kësulës së kardinalit Argjipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, i familjes të njohun e fisnike të Engjëllorëve, me prejardhje nga Drishti, autorit të atyne Constitutiones në të cilat N. Jorga do të gjindte Formulën e pagëzimit që deri më sot njihet si dokumenti i parë i gjuhës shqipe.

Vetë Papati e shpall Gjergj Kastrioti « Athleta Christi », për të cilin dijetari gjerman Franz Babinger do të shkruente: « Por krishtenimi te Skanderbegu pati nji fatos të rí i cili mori mbi vete rolin që luejti Janos Hunyadi dhe për 18 vjet të tjerë dijti ta mbante lart shkëlqyeshëm » fill pas vdekjes së tij do të vinte nji pushtimit të shpejtë i Italisë. Synimi i Muratit II e më vonë i të birit të Mehmetit II. Prej 1444 deri me 1478 qenë 34 vjet lufte të pabarabartë dhe heroike të Arbënorëve ishte jo vetëm Shqipëria por edhe Italia.

Prej Nikollës V deri te Pali II, e ndihmuen Skanderbegun me shuma të mëdha që përbaheshin prej « mija duketësh ari nga thesari papnor ». Po ashtu thekson se « është e sigurtë që shumat që i dhanë ishin në çdo rasë mâ të mëdha se ato të çfarëdo shteti tjetër të veçantë. Këtyne u duhen shtue edhe shumat e mbledhuna prej përfaqësuesve të Papës për kryqzatat e Skanderbegut, duke qenë Shqipnia kryeura e mbramë katolike romake në Ballkan dhe se papët po banin gjithçka ishte në dorën e tyne për të ruajtur pavarsinë. Kalisti III, në nji letër të veten, pranon se Skanderbegu bani më shumë për fenë se sa të gjithë princat e tjerë katolikë.

Nikolla V (1447-1455) pas rëmjes së Konstantinopolit, që e quan «nji ndër fatkeqësitë më të mëdhë për krejt krishtenimin. Lajmi i frigshëm i pushtimit të “Romës së ré” nga ana e Turqve ngjalli kudo mnerë e topitje. N’ ato ditë Enea Silvio Piccolomini njëri ndër humanistët më të shtrenjtë, ende pa u bërë papë , icili më vonë është cilësuar si Papa Piu i II, i pat shkrue papës prej Vjene: “Dora po më dridhet ndërsa po shkruej; zemërimi ma ndalon që të heshti dhe dhimba nuk më len të flas. I ngrati kërcuni krishtenim!” ».

Shqiptarët ndesheshin dhëmb për dhëmb me turqit duke u bërë barrjerë ndërsa gjendja e përgjithshme në atë kohë ishte e përshkueme prej njifarë apatie. Të vetmit që shfaqën njifarë ujdesi qenë papët, por edhe kërkesat e tyne për financimin e nji fushate antiturke, që patjetër lypte shuma të konsiderueshme, hasën në nji Europë të krishtenë të kapërthyeme ndër probleme nacionale. Fryma nacionaliste kishte marrë epërsí kundrejt ndjenjës së solidaritetit të krishtenë, i cili do të merrte tiparet e nji ndihme efektive ushtarake për popujt e krishtenë të gadishullit Ballkanik, që po kërcënoheshin prej turrit të urdive barbare turke. Dhe përgjegja e Kalistit III qe: « Nuk i lypim këto pare për me i shtî në dorë për dobí tonën, për me i ndrŷ në arkët tona të hekurta, për me i rrezikue tue luejtë me to ose për me i shkapërderdhë me festa, por për me i përdorë për mprojtjen e fesë ».

Barbaria turke rendte qyteteve të shqipërisë shkatërronte qytetërimin dhe kulturën e vjetër ndërsa malesh hartoheshion planet e luftrave. Atje në maculullin e largët ipeshkëvi Pal Engjëlli do të porosiste e bekonte në Shqip, po, po në shqip ndoshta duke ditur s e po formulonte të parën frazë shqip. Nu është rastësi që prelatë të kishës katolike janë ata që do të jenë historikish nisëtorët e veprave të mëdha.

Kështu Lisi i Matit hyri në historinë e shqipërisë si atëdheu i të parit shkrim shqip. Atëdheu i formulës së pagëzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat