Edhe sot punojnë për dreq!

Kultura

Edhe sot punojnë për dreq!

Nga: Sami Arifi Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:08
Sami Arifi

Një shpiun atëherë n’ish-Jugosllavi,

tani thotë për djalin e tij!

Që tash e kishte në ministri,

me traditë na shkonë gjithnjë!

Unë punoja gjykatës n’Serbi,

djali im sot është n’ministri për drejtësi!

Për çdo gjë mua m’tregon,

me udhëzime t’mia punon!

N’dejë t’rastësishme atëherë m’pati thënë,

si gjykatës unë që jam!

I veshur me rroba e kravatë,

nacionalizmin e bëj t’thatë!

E pyeta n’emër t’cilit popull ju i dënoni,

dhe si ju veprat ua shqiptoni!

M’tha i shqiptoj unë me madhëri,

n’emër të nënës Jugosllavi!

N’emër të motrës tonë Serbi

I tashë si për ty mbetet betimi,

nëse vije te shkatrrimi!

Nëse ka me mija t’vrarë,

thotë shpiuni:

prap Serbia s’ka për t’u ndalë!

I thash jo s’do mbetet këtu Serbia,

se një ditë vendosë drejtësia!

Baras me tjerë do t’jetë shqiptaria

Me djersë e gjak u çlirua Kosova,

uroj mos t’pengohet nga kësi horra!

Fëmijët e tyre i udhëzojnë keq,

që edhe sot punojnë për dreq!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat