Shteti “përbashkët” sot me covid -19

Kultura

Shteti “përbashkët” sot me covid -19

Nga: Kalosh Çeliku Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:49
Kalosh Çeliku

(Traditë familjare)

Miq, kur na vinin në Katund

Porta, e hapur krah më krah.

Edhe, kur iknin: Nana u jepte

I përcillte me kulaç Katundi:

Mollë. Dardha. Ftua Kopështi

Nuk përcillte miq: duarthatë.

 

Unë, e vazhdoj traditën e tyre

I pres miqtë në Shtëpi. Përcjell:

Dihet, sipas traditës shqiptare.

Vetëm, se: Jo, me kulaç shtëpie

Mollë. Dardha. Ftua Kopështi.

Po, me ndonjë libër. Prodhim

Shtëpie. Traditë, ende familjare...

(Bashkimi Trojeve Shqiptare nuk bëhet me çifteli)

Trojet shqiptare, nuk bashkohen

 

Me çifteli. Këngë e valle. Varre.

“Shkaun”, duke e vrarë me çifteli

Fitore politike. Dasma. Ahengje.

Duke, shpallur dëshmorë. Hero

Fjalime patetike. Lule mbi varre.

 

Dje, ne e provuam edhe me luftë

Lirinë, e humbëm me politikë.

Na mbeti, edhe arma e fundit:

Lufta, me Penë. Rrugë, e gjatë.

 

Sot, dalin “trima”. Politikanë. Eufori

Që, Popullin Shqiptar e bashkojnë:

Me politikanë. Karrieristë Qeverie.

Qorra, turren me të katra. Barkazi:

Argatë politik, ende brez pas brezi

Pas posteve politike. Dhe, pasurisë.

 

Jo, o burra mejdani. Politikanë, Huti

Trojet Shqiptare, Sot: nuk bashkohen

Me parti politike Quku. Po, me Penë...

 

(Nëse mund ta kuptoj Veten artistike)

Vështirë, e kam ta kuptoj Veten

Ditën e Sotshme, mes poezive:

Ato, Sot kërkojnë dhiare malore

E, Unë Poeti, rrugë mes fushave.

 

Po, e kam problem me poezitë

Ende, kërkojnë dhiare maleve.

E, Unë: Sot, rrugë mes fushave...

 

(Nuk ke të drejtë)

 

Nateditë, kërkon drejtësi. Dhe, Liri

Po, ajo nuk merret në rolin e argatit.

Lypës politik me vite te “Ura e Gurit”

Partizanë, partiak. “Hero”, në Shkup.

 

Liria, kërkon burra tjerë mejdani

Që, as Ditën. As Natën, si zë gjumi:

Ditën, i ke këmbëkryq: te Katundi.

 

Nuk ke të drejtë, Sot: ngresh zërin

“Kuqezi”, te Pragu të ka zënë gjumi...

 

(Ndryshe lexuesit i lexojnë poezitë e Mia rebele)

 

Ehu! Ndryshe, lexuesit i lexojnë

Poezitë e mia, Vargjet rebele.

I lidhin, dhe i zgjidhin faqeve

Unë, i zgjidh. I shaloj librave.

 

Vargje, pa fre. Kërpesh livadheve

Gji, Sot: u japin Zanat e maleve.

 

I shajnë, në Facebook qeveritarët...

(Kur shkruaj budallaki askush nuk zemrohet)

Kur, shkruaj budallaki. Marrëzira

Askushi, nuk zemërohet. Flakë:

Mikja, nuk m’i shanë Babë e Nanë

Duarve, u bien shuplakë. Gëzohen.

E, kur shkruaj mençuri. Zemërohen:

Publikisht, m’i shajnë: Babë e Nanë.

 

Imzot, kur shkruaj budallaki. Marrëzira

Krahët, m’i rrahin “burrat”: Të lumtë!

Por, jo: Sot, edhe Gratë e mia besnike.

 

Qofshin krenarë me ty, Babë e Nanë!...

 

(Për Vete kam arritur mjaftë mevargje)

 

Nuk kam problem. Eca, livadheve

Ferrave. Rrugë, nuk prita me lule.

Kërroca pas porte. Dardha maleve

 

Dhiareve, shalova kalë me shalë.

 

Nuk kam problem për Vete. Sot:

Arrita mjaftë. E shalova Lapsin.

 

Vargun, fluka: shtatë sahat larg...

 

(Liria Sot është krenari dhe ironi shqiptare)

Nga Babai, trashëgova Krenarinë

Luftën. Nana e Zajazit: Ironinë.

I bëra bashkë: Krenari. Dhe, Ironi.

Edhe, e përfitova: Sot, Unë: Lirinë.

 

Liria. Krenaria. Iironia. Nanës Time...

 

(Shteti “përbashkët” me Covid -19)

Pakëgjë, Sot: Është, e shëndoshë. Jetë

Gjithëçka, është e sëmurë: këmbekrye.

Institucionet e Shtetit të ”përbashkët”

Politikanë argati. Poetë. Libri artistik.

 

Popull universitar. “Artistë” partiak

E, shumë pak Artistë të Lirë. Gjeni.

Thesi grisur, mbushur me politikanë:

“Artistë” politik. Është, me Covid -19.

Shteti “përbashkët”, që i mbyllë Sot:

Shtëpitë Botuese të Librit. E, hapë:

Shtëpi Publike. Kazino me shumicë.

 

Shteti “përbashkët”, që lufton artistët”

Dhe, stimulon: pazarxhnjitë e librave:

Apak, me vlera artistike. Shtëpi Botuese

Profesionin e tyre: Tezgat e tollumbave.

 

Shteti “përbashkët” me politikanë

Dhe “Artistë”. Është, me Covid -19...

 

(Vështirë e gjen të Vërtetën përfundon në Hijeshi)

Mëkot, ende: Përpiqesh me vargje

Libra. Gjesh, të Vërtetën. Lirinë.

Udhëkryqe. Dhiare. Shtigje plotë

Përrua. Lumë Mali. “Qafë-Thanë”.

 

Dardha Gorrice. Mrize Zana. Ende:

Hije. Dhenët:, ku, i mole me kusi.

Ogiçin, Sot: mjel herdheve me kusi...

 

Shkup. 28 shkurt, 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat