Rrëfimi për njerëzit e mirë dhe pushtetet

Kultura

Rrëfimi për njerëzit e mirë dhe pushtetet

Nga: Hamzë Morina Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:12
Hamzë Morina

Rrëfimet vijnë nga kujtesa e hershme, ndërsa njerezit e mirë ishin dhe mbeten ata që ishin, vetem pushtetet ndrruan format, sjelljen, pazaret.  Bartesit e këtyre pushteteve si dje dhe sot vazhdojnë lojën e pistë për përfitim.

"Nëse do të jetosh mirë, duhet të jesh o afër mbretit o afër detit"! Këtë e dëgjova për herë të parë në  Berat nga miku i m i mirë Qemal Dyrmo, i burgosur dhe i persekutuar në regjimin komunist të Shqipërisë. Po bisedonim për njohjen dhe kthimin e pronave nga pushteti i ri demokratik në vitet e 90 ta ku familjes së tij tashmë i kishin kthyer Hotelin e vjetër në qendër të Beratit, e për tokën e zënë  në Lapardha i kishin premtuar tokë në bregdet, ku kishte toka të lira pa pronar. Qemali më njohu edhe me Hysen Bukoshin, me të cilin kishin qenë në burg dhe pasi pimë një kafe me të zhvilluam një bisedë miqësore duke  shkëmbyer kujtimet e asaj kohe të vështirë.

Po krejt kjo nuk ka lidhje më me rrëfimin, është vetëm një prolog  për të treguar se sa është i rëndësishëm pushteti dhe si e pëdorin atë kasta që duan të sigurojnë për vete dhe për të afërmit e tyre begati e mirqenje, pa qarë kokën për përgjegjësi që u parashtron ligji.

Fjalën në këtë rrefim do ta kenë njerëzit e mirë, të cilët si pa pushtet ashtu edhe në pozitë japin gjithçka nga vetvetja  e të tillët janë të rrallë.

Rugova, që një pjesë e konsiderojnë hyjnor e të tjerët e çmojnë për korrektësinë në pozitat që pati në Kosovë, pa pushtet real në fillimet e karieres, po me një pushtet moral të fortë, arriti që me aktet që ndërmori në Kosovë me mençuri të plotë si 2 korriku e 7 shtatori,zgjedhjet e lira dhe me referendumin e famshëm ta bind botën se këtij populli i është mohuar një e drejtë themelore njerzore, të jetë i lirë dhe i pavarur. Kishte shpallur Pavarësinë të cilën nuk po e njihnin të tjerët në botë, anipse kishin shfaqur simpati të plotë, sidomos bota e civilizuar në krye me SHBA dhe Europën.

Ishte krijuar edhe parlamenti i Kosovës dhe Qeveria që vepronte jashtë. Diplomaci nuk kishte, por këto akte i kishte pranuar si me gjysmë zëri vetëm Parlamenti shqiptar i dalë nga lëvizjet demokratike të viteve të 90 ta pasi kishte përmbysur komunizmin. Qeveria shqiptare ishte treguar dorëshlirë dhe kishte lëshuar edhe ish objektin e Ambasadës së Koresë veriore për Përfaqësi diplomatike të Kosovës, pasi kishte ndërprerë marrëdhënjet me këtë shtet monstrum.

 Po shqiptarët, që shpeshherë kanë vënë përpara interesin e vet se të idealit të tyre, Republikës që ende s ishte realizuar, kishin filluar lojërat. Kishte përfunduar akti i parë i lojës përqarëse në Tiranë në mes Qeverisë Bukoshi dhe tentativës së  Anton Kolës që ishte caktuar nga Presidenti për të vazhduar punën e nisur. Qeveria shqiptare për të mbyllur këtë skandal mbyll edhe Përfaqsinë. 

Kishin ardhur shumë veprimtarë në Tiranë nga Kosova, të ikur nga regjimi që i kanoste me burgim të gjatë, po edhe njerëz tjerë që hiqeshin si viktimë.

Derisa në aktin e parë Bukoshi me Qeverinë  e tij kishte arritur të krijoi përqarjen si pasojë e së cilës qoi në mbylljen e Përfaqësisë, në aktin e dytë ai do të tregojë fuqinë e tij në pengimin e vendimeve të Presidentit. Insistimit të Rugovës që të rifillojë punën kjo Përfaqësi që do të shërbente si rrugë lidhëse mes Kosovës e përendimit dhe që i duhej diplomacisë shqiptare të Kosovës të lëvizte  tutje. Dalngadalë Rugova kishte emruar edhe senatorin Bob Dole ambasador nderi dhe  përfaqsues të Kosovës në këtë vend që do t ja rrisë përpjekjet për pavarësi. Ishin simbolika shumë domethënënëse të cilat filluan  sërish të pengohen. Bukoshi tashmë kishte demonstruar forcë me qeverinë e tij për ta bllokuar Presidentin Rugova në këtë rrugëtim.

Image

Me këtë rast dua të rrëfej për dy njerëz të mirë të cilët në Tiranë përfaqsonin dijen dhe përkushtimin për Republiken e Kosovës, njëri gazetar i "Rilindjes" në Tiranë dhe deputet i parlamentit, Ramadan Musliu (tashmë i ndjerë) e tjetri  përfaqsues  i përkushtuar në rrejdhat politike në Kosvë, deputeti i parlamentit të Kosovës  Fetah Berisha. Rugova   në  pranveren e vitit 1995 ishte takuar në Tiranë me Qeveritarët e vet dhe ishin marrë vesh që Përfaqësia duhej sërish të hapej. Për hapjen e saj  u mor vesh nga një shkrim i gazetarit  Ali Ukaj  në "Gazetën shqiptare" në të cilën ishte publikuar  vendimi për hapjen dhe caktimin e njerëzve nga Presidenti Rugova për të udhehequr me Përfaqsinë, Ali Ukaj, gazetar të cilin pas dy vitesh do ta vrasin bandat shqiptare. Neriu i mirë, Presidenti Rugova,virytetet, punën dhe sjelljen atdhetare të të cilit as sot e kësaj dite nuk ja konteston askush, as kundershtarët e tij më të egër të cilët deshën ta ekzekutonin për t ja rrëmbyer pushtetin, kishte caktuar në këtë Përfaqësi 2 delegatët e ish Kuvendit që kishin shpallur Kushtetuten e Kaçanikut dhe dy Deputetet e Parlamentit të ri të Kosovës Ramadan Musliun dhe Fetah Berishën.

Image

Po pse bash këta të dy Danin dhe Fetahun? 

Ali  Ukaj në "Gazeta shqiptare" dhe  gazeta "Java" e asaj kohe bëjnë publike vendimet e Dr Rugovës për njerëzit e përzgjedhur që do të duhej ta udhëhiqnin Përfaqësinë e Kosovës në Tiranë pas problemeve që Qeveria Bukoshi krijoi me stafin që kishin filluar punën më heret ku Qeveria s pranonte të dërguarin e Presidentit në Tiranë Anton Kolaj.

Disa thonë se kapja e shtetit ka fillaur vonë. Kjo është dëshmia se kapja kishte filluar herët me klikën Bukoshi e Mustafa, pa lindë mirë. Pas Lufte fillojnë vetëm pazaret tjera të nisura më herët që vazhduan trishtshëm edhe me komandantët, me të cilët Qeveria kishte koketuar edhe atëherë përmes LPK së së famshme para dhe gjatë luftës. Dihen manipulimet për fondet.

Faktet janë Kokëforta!

Edhepse të zgjedhur, asnjëri prej tyre nuk do të jetë pjesë e stafit të Përfaqësisë përpos I. Ramailit të tjerët i zhvlerëson Kryeministri, jo pse u mungonin vlerat, por vetëm për të thyer vendimin e Presidentit e për të treguar forcën përmes arrogancës dhe për të krijuar përqarje haptas mes shqiptarëve në momentet më delikate kur pritej lindja e një shteti të ri, të cilin edhe pas luftës do të tentojnë ta kapin, në fillim me lista të pakuptimta e më vonë, pas vdekjes së Rugovës edhe në emrin e tij për pushtetet për të siguruar privilegje për vete dhe për të afërmit e tyre.

Po kush ishin njerëzit e mirë?

Image
Ramadan Musliu së bashku me Jusuf Buxhovin, Fetah Berisha me Hyjnorin, idetë e të cilit në promovimin e librit "Kosova" në SHBA, u përpoq t'i realizonte në praktikë.

Këta dy, Dani dhe Fetahu si dhe shumë të tjerë miq të Presidentit, njerëz të mirë, ishin ata të cilët kishin mësuar mirë kodin e veprimit për shtetndërtim. Ata ishin edukuar në frymën e politikës që në kohë pushtimi duhej t i vihej fre gojës e ti jipej krah veprimit dhe këtë kod e kishin mësuar nga njeriu që përfaqsonte këtë filozofi, ideatori i së cilës ishte Fehmi Agani. Pa zhurmë e rrëmujë, por me punë të përditshme e përkushtim duhej drejtuar tutje Lëvizja me moton: Liri, pavarësi e demokraci, Integrim në NATO e BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA, që Rugova ua përkujtonte vazhdimisht shqiptarëve. Gazeta "Rilindja" në Tiranë përmes shtypshkronjës moderne "Eurorilindja" e dhuruar nga institucione Europiane ishte bërë zëdhënëse e idealeve kombëtare jo vetëm në Ballkan por edhe më gjërë në Europë. Mendimin e lirë që po e përhapte Qendra për informim e Kosovës  me Enver Malokun e  Xhemail Mustafën po e lansonte kjo gazetë, e mbyllur në Kosovë nga regjimi serb, në të cilën pos tjerash pa zë po e mundësonte dhe drejtonte edhe Dani i urtë dhe i pa fjalë por  i dijshëm me gazetarët e tjerë. Ai po jipte kontributin e tij të madh jo vetëm në rubrikën për artin, kulturën e letërsinë që drejtonte  me kujdes, por ishte edhe zëdhënësi dhe shpërndarësi i dritës dhe frymës së lirisë te shqiptarët në Ballkan dhe jashtë tij, në kohën kur pushtuesi kishte mbyllur të gjitha burimet e informimit për ate që po ndodhte me shqiptarët në Kosovë. Ky zë i duhej atëbotë Kosovës si buka e përditshme.

Këtë po e bënte edhe Fetahu me kolegët e vet dhe nuk priste që dikush ta emronte, sepse ai këtë punë e kishte bërë me përkushtim pa ju trembur syri edhe në Kosovë para tytave të policisë serbe në Komunën e Rahovecit ku po udhëhiqte degën e  LDK dhe  kishte ideuar të gjitha aktivitetet e ndërmarra prej  zgjedhjeve parlamentare te  krijimi i Qeverisë  paralele  dhe Shtabi komunal i mbrojtjes në  kuadër të Ministrisë së mbrojtjes që nga krijimi i  saj në Kosvë.Për këtë dhe  ishte kërcnuar dhe ishte detyruar të strehohej në Shqipëri, për të vazhduar me përkushtim të njejt punën për sendërtimin e lirisë. Bile ishte habitur kur kishte parë rastësisht në gazetë emrin e tij. 

E derisa po priste që dikush ta njoftonte për këte nga Përfaqsia, kaloi shumë kohë. Qeveria e Kosovës që kishte selinë në Bon me Bujar Bukoshin e bishtat në Tiranë që "menaxhonin " Dardania Bank, i kishin forcuar pozitat pushtetore përmes parasë së mërgimtarëve që kishin stërmbushur Banken dhe tashmë kjo Qeveri nuk kishte vetëm mundësinë e ndërprerjes së rrymës e bugjetit për Presidencën në Kosovë, por do të revidonte edhe vendimet e saj.

Qeveria kishte aprovuar vetëm të parin e saj Iljaz Ramajlin kurse për të emruarit tjerë të Rugovës kishte vendosur të tjerët. Kishte vendosur sejmenet që mbanin qelësat e Bankës dhe ruanin thesarin e Bukoshit, të cilin ai e mbante të sigurtë, së bashku me aminin e ministrit të financave të asaj kohe z. Isa Mustafa dhe vendosnin sikur të ishte qifligu i tyre. Me paratë në dispozicion vazhdonte lojen e pistë me ish pushtetet në Shqipëri, me lobin LPK-ist dhe klanin e tij qeveritar që thirreshin në emër të LDK së, ashtu siç vazhduan të sillen edhe pas vdekjes së Rugovës në Kosovë deri më sot në emrin dheautoritetin e tij. Pra, janë gabim ata që mendojnë se kapja e shtetit ka ndodhur pas luftës. Në fakt  kapja e shtetit fillon ende pa u krijuar, anipse autoriteti i Dr Rugovës do ti bllokojë këto nisma dhe do të fitojë në të gjitha zgjedhjet para dhe pas lufte. Këto klane në prapavi do të presin derisa Hyjnori të shkojë në përjetësi dhe t i hudhen në qafë Kosovës tashmë me pavarësi të njohur, ta zhvatin dhe ta sjellin deri buzë humnerës. 

Deklarimi i Saim Tahirajt, një veprimtari që njeh mirë rrethanat gjatë luftës si bashkëpuntor i ngushtë i Sali Cekut, para pak kohësh,  se burimi i krimit në Kosovën e luftës dhe pas luftës duhet hetuar te "menaxhimi" i dy fondeve sepse atje ka filluar, të Fondi i Republikës ( i ashtuquajturi i 3 % shit) dhe te "Vendlindja thërret "  ishte plotsisht i drejtë. Makinacionet që lëviznin në menazhimin e këtyre dy fondeve kishin për autorë subjektet  e dy ideologjive që po i sillen Kosovës ende rreth qafe dhe ja kanë zënë frymën:

⦁ Ideologjia Titiste që vendoset në LDK pas vdekjes së Hyjnorit e që ishte prezente edhe para lufte, dhe

⦁ ideologjia staliniste e ish LPK istëve  në bashkëpunim me pushtetet në Shqipëri që u majmën në emër të luftës për Kosovën.

Në dukje këto dy ideologji vepronin në kundërshtim njëra me tjetrën në fusha të ndryshme, por  kur erdhi radha për ndarjen e pushtetit në Kosovë ato bashkëpunonin si motra, pasi për të dyja pushteti dhe përfitimi ishin ideali i vetëm për ta.

Emërtimin e tij në Përfaqësi Fetahu e kishte harruar, pasi tashmë aty në vend të tij ishte vendosur zëdhënësi i Bukoshit në Tiranë Kadri Bala i cili pos një page të mirë kishte marrë edhe një banesë 4 dhomëshe në ish ndërtesen e Ambasadës së Koresë veriore dhe kjo punë kishte marrë fund, këtë njeri për koinçidencë tash kur po i shkruaj këta rreshta e kemi në konsulatën e Podgoricës, pra fijet e lidhjes me çfardo pushteti kanë vazhduar dhe s janë shkëputur asnjëherë. Meqë Presidenti në rrugëtimin e tij për SHBA e Europë do të kalonte nëpër Tiranë. Si zakonisht kishte kërkuar një takim me Fetahun ku i kishte shprehur keqardhje për mos emrimin e tij në Përfaqësi duke ja sqaruar se kishte pengesa edhe nga tanët në rrugën e lirisë. Fetahut i kishte ardhur keq dhe i kishte garantuar Presidentit se s kishte pse të hatrohej, pasi e njihte mirë këtë klan të egër duke ja komentuar se  këta do të ngihen pozita, pasi ai gjatë qëndrimit në Tiranë i kishte kuptuar ambicjet e tyre pushtetore, kurse ne nuk do të zmbrapsemi në rrugën e lirisë dhe pavarësisë i kishte thënë ai.

Presidenti  kishte buzqesh si zakonisht nga fjalët e Fetahut: Leri, ishalla ngihen pozita, ideali ynë shkon përtej kësaj. Kështu kishte përfunduar këtë vizitë dhe si dukej Presidenti ishte liruar nga ajo barrë dhe kishte posositur që çkado që të ndodh  ne duhet ta qojmë përpara amanetin e popullit të Kosovës për liri e pavarësi pa hezitim, të tjerat do të rregullohen më vonë.

Kështu njeriu i dijes dhe kritiku i letrave shqipe Ramadan Musliu e njeriu i përkushtuar për Republikën  Fetah Berisha nuk ishin ndalur, as nuk ishin dëshpëruar ata kishin vazhduar tutje edhe pas lufte, përkundër kërcnimeve e shantazheve, të qëndrojnë aty  me zërin e popullit dhe sërish ai popull u kishte dhënë besimin  në parlamentin e ri për të vazhduar tashmë misionin e ri historik të gjeneratave për të sendërtuar shtetndërtimin nën përkujdesjen ndërkombëtare. Sërish të vendosur përkundër vringëllimave të kallashnikovëve të disa mbeturinave të yshtura për pushtet nga ata që donin me çdo kusht ti vjelin shqiptarët në emër të luftës. 

Kur po shkruaj këta rreshta, atmosfera politike në Kosovë sërish është ndezur. Pakënaqësia e popullit ka shkuar në pikën e vlimit. Shkatrrimi i shtetit në emër të krijimit të tij ka marë masa alarmuese. Pas vdekjes së Yllit polar të politikës në Kosovë, Dr Rugovës, pushtetin sërish e morën klanet e fshehura në prapavi dhe pazaret me pushtetin u banalizuan deri në skajshmëri. Njerëzit e mirë, një pjesë të të cilëve i zhduken forcat policore serbe gjat luftës siç vepruan me F.Aganin, B. Kelmendin e të tjerët, tjerët i vranë bandat e dy ideologjive të mësipërme si Enver   Malokun e Xhemail Mustafën, kurse Danin e spostuan ngadalë, duke ja akuzuar kolegët e tyre si tradhtarë e kolobaracionistë. Fetahun e "nderuan" me kryetar "nderi" të LDK në Rahovec dhe e izoluan totalisht. I pari shkoi në amshim,  por la pas veprën e tij në fushën  e dijes dhe do të jetojë gjatë krijimtaria e tij në fushën e kulturës, e i dyti jeton i qetë, tashmë në moshën e shtyrë, duke rrezatuar famë e respekt për punët dhe veprat që bëri në jetë.

Këta do të shëndrrisin në kohë, Kosova dhe gjeneratat do ti kujtojnë përjetë dhe vlera e tyre përditë rritet e madhohet, siq po rritet vlera e Hyjnorit, sepse ishin në rend të parë njerëz të mirë. Po ç po ngjet me të dytët ata që luajtën lojërat më të fëlliqura në politikë ?! 

Ata që për shumë vite ishin në skenen politike, tashmë të shantazhuar kanë vendosur: "Ta mbrojnë UCK në" në Hagë, thuase nuk kanë shkuar atje për akuzat që u ngarkohen përsonalisht atyre. JO or njerëz, UCK në e mbron heroizmi dhe gjaku i derdhur për liri, asesi ju. Kurse  Klani i LDK së që e qoj në theçafje partinë e Hyjnorit pas vdekjes së tij, tani habitet pse  e dënoi elektorati në zgjedhjet e fundit, thuase nuk e din as ai as klanet që u thirren në emër të luftës se ç pazare bënë me pushtetet duke shkërmoqur buxhetin e Kosovës me zgjedhjet e  herpashershme, për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin.

Gjeneratat që po vijnë s duan riciklim të mbetjeve politike mujshore që në emër të luftës të zhvatin shtetin, s duan as në emër të lavdisë së kaluar si LDK e Rugovës të riaktualizojnë pazaret. Ata duan ta qeverisin Kosovën siç e qeverisë bota demokratike, pa pazare po me përgjegjësi të plotë, dhe nëse se bëjnë këtë edhe ata duhet tu lëshojnë udhën të tjerëve atyre që duan, dijnë dhe mund ta bëjnë dhe të vendeoset njëherë e përgjithmonë standardi për përgjegjësi në pushtet.

Cka ti shtohet këtij rrëfimi, o njerëz të mirë?! Kosova është ende në zgripc dhe vetëm aleatët që ndihmuan deri këtu dhe njerëzit të tillë te mirë të saj mund ta shpëtojnë Kosovën. Hiqni iluzionet dhe mos u mashtroni nga lojrat e pista dhe derisa ende na i mbrojnë edhe ruajnë kufinjtë aleatët tanë që u zotuan të na shpëtojnë nga egërsia shekullore sllave të mos ndalemi që bashkë me ta ta ndërtojmë shtetin për të cilin u zotuam. 

Tri janë klanet e specializuara për lojëra politike, që dëshmuan me sjelljen e tyre  e që  sollën Kosovën në këtë ditë: 

⦁ Oligarkët që erdhën në pushtet fill pas Pavarësisë, të ndihmuar nga

⦁ Biznismenët  e strukur pas pushtetit për përfitime amorale, dhe 

⦁ Mediat e shitura. Të gjithë këta si duket dështuan kësaj radhe para uraganit të quajtur popull dhe kjo është e mira e madhe që po ndodh në Kosovë. 

Në këtë luftë të sovranit me këto  monstrume ka fituar vetëm Kosova dhe njerëzit e mirë të saj. Reagimi ishte i vonë por ishte i duhur.

Pushtetet do të shkojnë e vijnë dhe ato duhet të jenë instrument për të rregulluar jetën e këtyre njerzve dhe asesi për ti zhvatur ata. 

Paçim fat pas kësaj radhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat