Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të organizojë ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës të ministrisë së Kulturës.
Shpërndarja do të bëhet për të gjitha bibliotekat komunale të Republikës së Kosovës.
Në ceremoni do të marrë pjesë edhe Ministrja Dumoshi.
Ngjarja mbahet tek Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00.