Vallëzimi me fjollat e borës

Kultura

Vallëzimi me fjollat e borës

Nga: Xhevdet Bajraj Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:00
Xhevdet Bajraj

Një grua lakuriq

në mes të dimrit

vallëzonte me kujdes

me fjollat e borës

kishte frikë

mos po ia prishte gjumin

të dashurit të saj

apo mos po e tremb

nga guri i varrit të tij

një sorrë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat