Kadare, lexohet në portugalisht

Kultura

Kadare, lexohet në portugalisht

Nga: Bajram Sefaj Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:58
Foto

(Madje më dhjetë libra të përkthyer e të botuar në gjuhën portugeze, shkrimtari ynë me famë botërore, është i pranishëm dhe tejet i popullarizuar te opinioni lexues të këtij vendi të vogël evropian, me gjuhë të madhe e kulturë të lashtë!)

----------------------

Të dhëna mbi librat e Ismail Kadaresë në portugalishten evropiane.

1. A Pirâmide (nga frëngjishtja La pyramide, 1992, Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal ne shqip: Pluhuri mbretëror, botuar ne Lisbonë, 1994, nga shtëpia botuese: Dom Quixote, përkthyer nga frëngjishtja nga Ana Cristina Costa me bashkëpunim me Octávio Gameiro.

2. O General do Exército Morto (nga frëngjishtja Le Général de l´armée morte, 1970 Albin Michel dhe 1998 Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal ne shqip: Gjenerali i ushtrisë se vdekur, botuar ne Porto, 2020, nga shtëpia botuese: Sextante Editora, pjesë e shtëpisë botuese Porto Editora, përkthyer nga frëngjishtja nga Artur Lopes Cardoso. 3. O Dossier H (nga frëngjishtja Le Dossier H, 1989, Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal ne shqip: Dosja H, botuar ne Lisbonë, 1991, nga shtëpia botuese: Difusão Cultural, përkthyer nga frëngjishtja nga Carmen de Carvalho . 4. Um Jantar a Mais (nga frëngjishtja Le dîner de trop, 2009 Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal ne shqip: Darka e gabuar, botuar ne Lisbonë, 2010, nga shtëpia botuese: Quetzal Editores, përkthyer nga frëngjishtja nga Ana Cristina Leonardo. 5. Os Tambores da Chuva (nga frëngjishtja Les Tambours de la pluie, 1985, 1994, Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal ne shqip: Keshtjella, botuar në Lisbonë, 2012, nga shtëpia botuese: Quetzal Editores, përkthyer nga frëngjishtja nga Ana Cristina Leonardo. 6. O Acidente (nga frëngjishtja L´Accident, 2008, Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal ne shqip: Aksidenti, botuar ne Lisbonë, 2011, nga shtëpia botuese: Quetzal Editores, përkthyer nga frëngjishtja nga Ana Cristina Leonardo. 7. e 8. A Filha de Agamémnon dhe O Sucessor (nga frëngjishtja La Fille d´Agamemnon dhe Le Successeur, 2003 Librarie Arthème Fayard). Titujt origjinal ne shqip: Vajza e

Agamemnonit dhe Pasardhësi, botuar ne Lisbonë, 2008, nga shtëpia botuese: Dom Quixote, përkthyer nga frëngjishtja nga Isabel St. Aubyn. 9. Abril despedaçado* (nga frëngjishtja Avril Brisé, 1986 Librarie Arthème Fayard). Titujt origjinal në shqip: Prilli i thyer, botuar ne Lisbonë, 2000, nga shtëpia botuese: Dom Quixote, përkthyer nga frëngjishtja nga Magda Bigotte de Figueiredo. 10. O Nicho da Vergonha (nga frëngjishtja La niche de la honte, 1984 Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal në shqip: Kamarja e turpit, botuar ne Porto, 2020, nga shtëpia botuese: Sextante Editora, pjesë e shtëpisë botuese Porto Editora, përkthyer nga frëngjishtja nga Artur Lopes Cardoso

* “Prilli i thyer” është ekranizuar tri herë. Ekranizimi i tretë është ai i regjisorit brazilian Ualter Salles, Filmi ka titullin “Abril despedaçado” dhe është shfaqur në Festivalin e Venecias me 2001.

Një “pushim” i shkurtër (me laps e letër në dorë), në librarinë Bertrand, Lisbonë, 2016, foto: Fatmir Alijaj

*

Libraria Bertrand, padyshim është më e madhja në Lisbonë e, në mbarë Portugalinë, por ndoshta edhe nder më të mëdhatë në botë! Njihet edhe për diçka tjetër: ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinness-it më 2011, si libraria më e vjetër në botë që ende funksionon si e tillë (librari). Shet libra që nga viti 1732!

(Krahasimet janë të rrezikshme! –porosi e lashtë latine!). Tavolinat, plotë libra, kryesisht të lashtë me kopertina të grisura, kur kryekëput ngjajnë në ato të bukinistëve anës së Senës (të palarë, Noli), të Parisit. Me instinkt, si me inerci, tek ata “bukinistë” të Lisbonës, blej një libër të vocërr të autorit George Besson që mbante titullin “Peinture Française”, siécle XX, vol. II, collection des maitres – (Piktura Franceze e shek. XX, volumi II, koleksioni i mjeshtërve. Kur, vetëm shfletimi i tij dhe vështrimi i gjithë atyre riprodhimeve, ishte baras me vizitën një ekspozite të spikatur. Besoni!).

*

Libraria, ta quajmë ndër më të mëdhatë në botë, ajo e Lisbonës, çdo lexues shqiptar që rruga e sjell këtë (kye)qytet, të një shteti relativisht të vogël, por me gjuhë e kulturë tejet të zhvilluar, e pret me befasi të këndshme. Midis mijëra(pa hezitim mund të thuhet miliona librash të zhanreve të ndryshëm, në etazherët e universit botëror të librit letrar, e pret edhe me një gërshetë librash të shkrimtarit tonë të formatit të madh, Ismail Kadare. Nuk ke si mos të ndjehesh krenar, kur përbri veprave letrare të shkrimtarëve më të shquar botëror gjen, kësaj radhe, të përkthyera në gjuhën portugeze, Os Tambores da Chuva, O Acidente, Um Jantar a Mais, A Filha de Agamémnon e O Suceessor, A Piramide, O Palácio dos Sonhos, Abril Despedeçado, gjithsej shtatë a më shumë!, vepra madhore të shkrimtarit tonë, në portugalisht! Pothuaj se të gjithë këta libra të tij, janë përkthyer nga gjuha frënge në gjuhën portugalishte, nga përthyes të ndryshëm sikundër edhe janë edituar nga botues të njohur, kryesisht në Lisbonë, por edhe në qytete tjera, sikurse është, bie fjala, qyteti Rio.

Personalisht unë për vetën time, s’e kam vesvesen as sa ishin, as sa s’ishin, libra të të madhit Kadare, në raftet e kësaj librarie. Të gjitha do t’i gjej, në etazherët e “librarisë” (lexo: të bibliotekës) tejet të pasur, të bashkatdhetarit tonë Fatmir Alijat, i mërguar, që në Portugali. Tani e disa vjet, jeton dhe punon në Rio, në qytetin e dytë më të madh (më të bukur) të Portugalisë, fill pas Lisbonës. Në bibliotekën tejet të pasur të këtij mesoburri, këtij pejani të thekur, i cili, lirisht mund të quhet, mik i madh i librit, adhurues dhe lexues entuziast dhe i paepur, pos librave të autorëve portugezë, shqiptarë, dhe i veprat e shkrimtarëve evropianë e botërorë. Kësaj radhe, për lexuesit e gazës sonë, Fatmiri përgatiti dhe pajisi me të dhëna e shënime të duhura, (si të domosdoshme), regjistrin prej dhjetë veprave, vetëm të Kadaresë. Një tjetër herë, llogarisim (shpresojmë) se, gjithnjë për lexuesit tanë, do ta bëjë të njëjtën gjë, do të sajoi listën me emra shkrimtarësh portugezë dhe veprat e tyre letrare, që ndërkohë, janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe, interesimin eventual që ato kanë pasur të lexuesi shqiptar, në Kosovë e gjetiu. Sot e me këtë rast, të shtojmë se, Shtëpia Botuese “Dudaj” nga Tirana, në mënyrën më korrekte i është revanshua, mund të thuhet edhe kështu, përkthesave dhe përgjithësisht opinionit lexues portugez, duke blerë ekskluzivitetin e botimit të veprave të nobelistit portugez, shkrimtarit të njohur, José Saramago!

(Gaiallard, shkurt 2021)

----------------------

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat