Gurakuqi: Prej 4 vitesh vetëm me 5 shfaqje, Zana Çela nuk e njeh repertorin e operas, vjen nga televizioni

Kultura

Gurakuqi: Prej 4 vitesh vetëm me 5 shfaqje, Zana Çela nuk e njeh repertorin e operas, vjen nga televizioni

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:07
Nikolin Gurakuqi

Regjizori Nikolin Gurakuqi u shpreh se Opera kombëtare shqiptare prej 4 vitesh luan vetëm 5 shfaqje që janë venë këto vite që Zana Çela ka qenë drejtore.

Gurakuqi tha se duhet bërë një audit i të gjithë veprave që janë luajtur në 30 viteve të fundit, pasi janë prishur.

Gurakuqi: Opera kombëtare shqiptare prej 4 vitesh luan vetëm 5 shfaqje që janë venë këto vite që Zana Çela ka qenë drejtore. Nuk ka Teatër në botë që e bën këtë., që vi unë drejtor dhe luhen vetëm shfaqet nën drejtimin tim. Kjo është një diktaturë dhe një shpërfillje të institucionit kombëtar. Historiku dhe veprat që janë vënë aty janë më të rëndësishme se titujt e institucionet. Operan herë pas here e kanë drejtuar njerëz të mëdhenj të fushës së artit, por edhe amatorë.

Ne i kemi shkruar ministres së Kulturës, por nuk kemi marrë përgjigje. Duhet bërë një audit i të gjithë veprave që janë luajtur në 30 viteve të fundit. Zonja Çela tha se janë prishur ato rrangullat e 60 viteve, por ato nuk ekzistojnë se i kanë hequr drejtorët e tjerë, nuk janë më. As unë nuk i kam gjetur aty kur jam emëruar. Ka rregulla për nxjerrjen jashtë funksionit të tyre, por jo për një vepër që është shfaqur 6 herë. Është prishur nga magazinimi, atëherë dikush të mbajë përgjegjësi se nuk janë magazinuar mirë. Ato janë para që kanë kushtuar para. Ai nuk është malli i tyre, por i shtetit. Duhet llogari për veprat e këtyre 30 viteve.

Gurakuqi shtoi se për këto gjëra tani do të hidhen sërish para, në vend që të hidheshin në sektorë të tjerë të Teatrit të Operas.

Gurakuqi: Për këto gjëra tani do të hidhen sërish para. Ky institucion është i varfër, ka një subvencion 150 milionë lekë në vit për skenat dhe kostumet. Në vend që këto para t’i heqësh për kostume dhe kostumografi, ti i hedh në një vend tjetër, për dublimin e roleve, për pasurimin me shfaqje të reja, me artistë dhe skenografë të huaj. Shfaqet me skenografët e huaj nuk janë, janë zhdukur. Deklaratat e Zana Çelës lidhur me rritjen e audiencës, janë deklarata amatoreske. Zana Çela nuk vjen nga gjinia e operas dhe nuk e njeh repertorin operistik. Nuk mund ta administrojë repertorin operistik dikush që nuk e njeh repertorin. Opera është e ngërthyer në interesa të vogla individësh. Ne nuk kemi sot një teatër kombëtar të modelit perëndimor. Në kohën e prindërve tanë bëheshin 6 shfaqje në javë. Modeli i Zana Çelës vjen nga mosnjohja dhe e çon nivelin në fushën ku ka njohja. Ajo ka njohje në botën e spektaklit sepse vjen nga televizioni. Është e vetmja në botë që vjen nga bota e spektaklit dhe drejton një teatër të Operas dhe Baletit.  Kjo ka ardhur dy herë në të njëjtin post gjë që nuk ka ndodhur sërish në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat