Lojë dhe ëndërr

Kultura

Lojë dhe ëndërr

Nga: Dibran Demaku Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:20
Dibran Demaku

- O zot sa e bukur.Ja shikoja trupin.Shikoja gjoksin.Shikoja sytë!
-Dhe?!
-Unë them ta bëjmë poete!
-Si u bëka kaq lehtë tjetra poete?Mos ia fut kot!
-Unë nuk ja fus kot,por e kam seriozisht!
-Dhe?!
-Ti dhe unë do të shkruajmë poezi në emër të saj derisa ajo të bëhet e njohur.
-Përse që të dy.Nuk e bën dot vetë?!
-Që ajo të bëhet sa më shpejtë e njohur.Dhe që askush mos ta kuptojë stilin tënd apo timin.Kur shkrihen dy stile në një del një stil i ri dhe krejt i veçantë!
-Dhe?!
-Dhe pasi ta bëjmë poete e thërrasim nëpër takime të ndryshme letrare.Në fillim e thërrasim me të shoqin dhe pastaj vetëm atë!
-Dhe?!
-Pastaj dihet.Me kalimin e kohës ajo bie në rrjetin tonë si një peshk.A nuk është edhe vetë si peshk?!
-Nuk i dua peshqit,nuk më pëlqen mishi i tyre!
-E thash ashtu në mënyrë figurative,siç themi ne poetët.Përndryshe ajo është si një meraforë e bukurisë dhe e dashurisë!Shikoja vetëm sytë!
-Të paska robëruar të tërin a i shkreti ti!
-A mos do të thuash se ty nuk të pëlqen?!
-Më pëlqeu ose jo kjo nuk ka farë rëndësie.Ajo e ka shoqëruesin e jetës dhe sa mund të shihet me sy të thjeshtë duhet të jetë e lumtur me të!
-Është e lumtur ajo ose nuk më intereson fare.Mua(dhe ndoshta edhe ty)na intereson që të bie në rrjetën tonë.Dhe po ra në rrjetën tonë ajo do të këndojë si të duam ne!
-E ke njohur më parë apo vetëm sonte,që do të thotë në takimin e sontëm?!
-Jo asnjëherë.Por kjo nuk do të thonte gjë.Më e bukura e kësaj është vetë bukuria e saj magjike!
-Ia di së paku emrin?
-Jo,nuk ia di,por do ta mësoj!
-Dhe ti beson se ajo do të pranojë të bëhet poete?
-Do të pranojë gjthësesi!
-Përse je kaq i bindur?
-Jam i bindur,sepse të bukurat e duan poezinë,e duan të bukurën.I duan lëvdatat!Çmenden pas famës!
-Dhe ti do ta bësh të famëshme?!
-Jo,unë jo.Atë do ta bëjë të famëshme bukuria e saj. Pastaj përse vetëm unë.Në famën e poetes së re do të jesh aktiv edhe ti.Unë dhe ti do të shkruajmë poezi për të.Dhe ajo që në nisje do të jetë një yll i krijimtarisë!...

****
-Hë,e bëre poete dhe nuk po ta krypë fare!
-Do ta krypë se s‘bën.Poete nuk e bëra veç unë,e bëre edhe ti!
-Po sikur një ditë të zbulohet tërë kjo,si do i bëhet hallit?
-Përse të zbulohet.Pastaj kush do t‘a zbulojë të vërtetën?!...-Ajo nuk do ta zbulojë asnjëherë.Veç në e zbulofshim ne të dy?!
-E lexove shkrimin vlerësues të poezive të saj të bëra nga kritiku i njohur?
-Jo,nuk e kam lexuar.Çfarë ka shkruar kritiku i njohur?
-Duke analizuar poezinë e „poetës sonë“ ai e ka përmendur edhe emrin tënd dhe timin.
-Në çfarë kontesti i ka përmendur kritiku emrat tonë?!
-Poezinë e „poetes sonë“ ai e ka krahasuar me poezinë tënde dhe me poezinë time.Për fat kritiku ka nxjerrë konstatimin se poetja e re me stilin e saj krejt të veçantë mëton të rrokë lartësitë e muzës.
-Dhe?!
-Unë kam frikë se një ditë mund edhe të zbulohemi.Mund të zbulohet krejt çfarë kemi bërë për „poeten“ dhe atëherë na rroftë poezia!
-Po vetë „poetja“ç‘thotë?
-Ç‘të thotë?Ajo për veten e saj ndodhet në qiellin e shtatë.Një armatë të tërë e ka pas vetës.Secili e ëndrron dhe e adhuron në mënyrë të vetë?Ajo këtë e di,prandaj edhe luan sipas qejfit të saj.
-Po ti vetë si je me të? E preke ndonjëherë apo...desha të them ia ke shijuar së paku erën e trupit?!
-Aq sa ia ke shijuar ti ia kam shijuar edhe unë.
-Po poezitë si ia dërgon?Ia dërgon vetë apo nëpërmes të ndonjë tjetri?
-As njëra as tjetra.Poezitë ia dërgoj nëpërmes postës elektronike...

****
-Gëzuar për poetën tënde të preferuar dhe të dashur!
-Gëzuar edhe ty sepse aq sa është e imja është edhe jotja!
-Në të vërtetë ajo nuk është as imja as jotja,por është e vetës së vetë!
-Je i kumtur për përzgjedhjen e saj në krye të Lidhjes së krijuesëve?!
-Përse mos të jem?!Ajo e meriton atë post në mos për asgjë tjetër,atëherë për bukuri!
-Ah,o i shkretë,bukuria e saj të ka robëruar zemrën dhe shpirtin!
-Se vetëm mua.Bukuria e saj të ka robëruar edhe ty,edhe të gjithë!
-Dhe?!
-Dhe asgjë.Loja dhe ëndrra vazhdojnë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat