Një urim për Leartin, kur preket 11-vjetori i lindjes

Kultura

Një urim për Leartin, kur preket 11-vjetori i lindjes

Nga: Neki Lulaj Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:53
Neki Lulaj

Tani u bëre burrë  

Bashkë festojmë ditëlindjen mes gëzimit 

Me rrezet e marsit dhe një flamur. 

Të urojmë edhe 111 pranvera  lumturie 

Ty ma të bardhit, ty me të mirit.   

 

Shtrëngoj fort këtë fletë shkrimi të zbardhur

Si dashurinë që e kemi për ty. 

Ti që na  i dhurove  emrat  si yllnajë

Nga gjyshe e dajë, nga baba në  gjysh.

Ti je krenaria jonë medaljon me ar.  

 

Në syrin tënd jetëbardhë  

Çelin horizontet. 

Je kaltërsia mbi mjegull 

Më i sjellshmi i prindërve e i gjyshërve ndër mote

Ti më i miri i klasës në rregull. 

 

Ti je dallgë  urtesije  

Je zemër qe zemrat na i ngroh.

Sa bukur tingëllon emri yt në shpirtin tonë! 

Je syri im, je dielli që rrezaton 

Që çliron dritë e hap çdo horizont  

 

Do t’i mbush shportat me urime 

Me kokrra rrushi, mandarina dhe ullinj 

Me bisqet me të njoma 

Të ujitura me ujin e atdheut tonë 

Ku të ketë një det me dashuri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat