Skënderbeu

Kultura

Skënderbeu

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 6 mars 2021 Në ora: 09:21
Skënderbeu

Krujë kështjellë qëndrese

kujto, kujto Skënderbeun

Legjendën e gjallë

n'zemër t'Atdheut!

 

Skënderbeu lëshon kushtrimin

lartë ngreh shpatën e ngadhënjimit

t'gjitha s'bashku si hynji qielli

s’mund t'na lëkund as kush nga vendi.

 

Skënderbeu thërret Europën !

Mos m'a leni n'baltë Kosovën!

Jam i gjallë e varr nuk kam

Nëse kombi me kërkon

Shpata ime nuk ndryshkët kurrë.

 

Shpata ime është në Vjenë,

n ‘Bruksel, Stamboll e kudo tjetër

I'u kujton popujve t'botës

Si luftova hordhitë turke

për shpëtimin e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat