As të gjallë as të vdekur?!

Kultura

As të gjallë as të vdekur?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:36
Adem Bytyçi

Ishte luftë e turpit, në një mbrëmje veç sa kishte rënë muzgu, hynë në shtëpi më morën burrin  dhe djalin pa shenjë pa dukë!

Ishte mbrëmje e tmerrit, hynë të bezdisur në shtëpi, mos lëvizni nga vendi, do t'ju vrasim të gjithëve, tha njëri nga ,të pestë serbët, e kishte drejtuar tytën e automatikut në drejtim tonin, tjetri me kujtohet si sot, përveç automatikut, disa bombave në brez, mbante në dorë edhe një thikë t ‘madhe, ju thanë jeni shqiptarë , kërkoni liri ,liri për shqiptarë në Serbi nuk ka.

Do t'iu shfarosemi të gjithëve, e fliteshin një shqipe të bastarduar, ne jemi ata që në vend të bukë hamë mish njeriu dhe në vend të ujët e pimë gjaku e tij.

Foli njëri i cili kishte mjekër të gjatë, sy të rrudhur në ballë dhe në qafë mbante një kryq ngjyrë ndryshku të vjerrur në një lidhës këpuce.

Që të pestit i'u vërsulën në mënyrë të egër burrit dhe djalit, ju të dy me ne kështu siç jeni, s'keni t'i mbatheni as këpucët as të visheni setrat nuk do t'u shkojë gjatë...

Unë mbeta e shtanguar, me patë rënë të fiktë, pakë më vonë ndija një ligështi në zemër,  një shqetësim në shpirt, mendja me ishte turbulluar fare shtonte rrëfimin e hidhur një nënë kreshnike , e cila qëndronte disi e mbyllur dhe në mendime të tretura.

Natë e tmerrit, natë tragjike, natë e dhimbjes për mua, vazhdonte rrëfimin e vetë me një gjuhë të kthjelltë dëshpërimi ajo nënë kreshnike.

Atë natë vajzën e vogël për fat e kishte zënë gjymi në një dhomë tjetër, me siguri do të çmendej po të qëllonte në ato momente të trishtueshme kur i'a morën babën dhe vëllain ata gjakatar të mallkuar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat