Besnik Mustafaj nderohet me çmimin “Pena Alpine”

Kultura

Besnik Mustafaj nderohet me çmimin “Pena Alpine”

Nga: Ramiz Lushaj Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:15
Besnik Mustafaj

Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësues dhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine” me motivacionin “Për kontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katër viteve të botimit të saj.

Besnik MUSTAFAJ- shkrimtar, publicist, analist, poet, përkthyes, botues; ish-mësues e pedagog në disa universitete; President i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë; ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë; ish-ambasador i Shqipërisë në Francë e UNESCO; një ndër drejtuesit e mëhershëm të Forumit të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri; ish-deputet në disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë; autor me disa libra elitar dhe ndër shkrimtarët më të përkthyer në gjuhë e shtete të huaja si frengjisht, anglisht, italisht, greqisht, bullgarisht etj.; ma herët, edhe një ndër të propozuarit listnor për Çmimin Nobel në Letërsi; ish-kryeredaktor i revistës “Bota Letrare” dhe editor i ish-entit botues “Ora; Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”; i vlerësuar e nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare; autor me disa shkrime në “Gazeta e Alpeve”; u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.

Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iu dërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do të priten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Kovidiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat