Jusuf Buxhovi promovon sot “Kosova: Histori e Shkurtër”

Kultura

Jusuf Buxhovi promovon sot “Kosova: Histori e Shkurtër”

Më: 11 mars 2021 Në ora: 10:49
Kopertina e librit

Sot në Prishtinë do të mbahet promovimi i librit “Kosova: Histori e Shkurtër”, nga autori dhe historiani i njohur Jusuf Buxhovi.

Ky libër është përmbledhje e serisë së librave “Kosova”.

“Kosova – histori e shkurtër”, që doli këto ditë, e nis sot fushatën e promovimeve në Prishtinë, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”.

Si pasojë e masave për parandalimin e pandemisë, numri i pjesëmarrëseve është i limituar.

Promovimet, me moton “Shteti i Kosovës e ka historinë e vet shumëshekullore”, do të mbahen ditëve në vijim edhe në disa qytete të Kosovës (Gjakovë, Pejë, Prizren,Ferizaj, Podujevë, Viti e të tjera) dhe në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat