Si e quanin ilirët Ditën e Verës

Kultura

Si e quanin ilirët Ditën e Verës

Nga: Gjokë Dabaj Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:47
Gjokë Dabaj

Duke u marrë këto ditë me të quajturën Lëvizje e Bogumilëvet të shekullit XII, për të cilën Dhimitër Shuteriqi thotë se e pat përfshirë edhe Elbasanin, arrita në përfundimin që kjo ditë dikur është quajtur Dita e  Bukambëlit.

Këndej, siç duket, e ka burimin edhe tradita e ballokumevet. Ballokumet, në të vërtetë, s'janë tjetër veçse lloj buke, e ëmbël në natyrën e vet, në mënyrë e të gatuarit.

Ndërsa Dita e Verës nuk festohet vetëm në Elbasan, por edhe në Mat e më gjërë, e pakta deri në Prizren. Ballokumet, kështu, në traditën iliro-arbërore, s'do të ishin tjetër, veçse bukë e shenjtë ose bukë e bekuar, me prejardhje më shumë se mijëvjeçare. Kështu, Dita e Bukambëlit, e cila shënohet me gatimin e bukëve që sot i quajmë ballokume, me sa duket, i ka rrënjët shumë të thella. Ajo vjen nga ditët që, në kohët ilire dhe parailire, i kushtoheshin perendisë Baku, prej nga vjen edhe fjala e sotme shqipe Bukë. Pra, dikur kjo ditë mund të jetë quajtur Dita e Bakuambëlit, sepse perendia Baku ishte mbrojtësja e natyrës, e bimësisë, e vreshtarisë dhe e bagëtive.

Që të zbulosh të vërtetën e të këtillë të quajturvet evente me rrënjë shumë të lashta, është e nevojshme të njohësh edhe gjuhësinë. Në vigjilje të Ditës së Verës, një natë para se të gdhihej kjo ditë, kalamajtë, për shembull në krahinën e Matit, dalin kodrave dhe ndezin të quajturat Dsjlina. Por, si shpjegohet fjala Dajlinë? Mua më duket se kjo fjalë, dikur, ndoshta që në kohët paraarbërore, ka pasë formën Dielllindë. Them kështu, sepse Dita e Verës lidhet pikërisht me lindjen e diellit më heret se në dimër e, rrjedhimisht, edhe me të gjitha të mirat që i sjell njeriut zgjatja e ditës.

Të gjitha këto, për ne shqiptarët, janë shumë të rëndësishme. Janë të rëndësishme, sepse në këtë mënyrë, ne vërtetojmë, edhe ritualisht, edhe gjuhësisht, se jemi një popull shumë i lashtë në këto hapësira. Shumë më i lashtë se krishtërimi dhe shumë më i lashtë edhe se sunitizmi apo bektashizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat